Home / Sport / Ksavi: Madrilenët duan të përbaltin fitoret e Barçës

Ksavi: Madrilenët duan të përbaltin fitoret e Barçës

Mesfushori katalanas Ksavi Hernandez i kundërpërgjigjet akuzave të ngritura në media për golin e shënuar nga Barcelona përballë Gijonit këtë fundjavë, i përfolur si i parregullt.

Barcelona fitoi minimalisht kundër Gijonit falë golit të shënuar nga Pedro, i dyshuar si pozicion jashtë loje. Në një deklaratë për televizionin TV3, Ksavi përveçse e cilëson golin të rregullt, por hedh “shigjetat” në drejtim të Realit duke e cilësuar atë si të përkrahurin e arbitrave.

“Në Madrid kërkojnë të hedhin baltë ndaj nesh. Goli i Pedros ishte absolutisht i rregullt, për më tepër që nuk është akorduar një penallti e Zllatan Ibrahimoviçit, dhe për këtë nuk ka folur asnjë. E vërteta është se Reali ndodhet pesë pikë poshtë Barcelonës, dhe gjërat nuk po shkojnë mbarë në kryeqytet”, deklaron i irrituar mesfushori kampion i Evropës dhe më gjerë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *