Home / Sport / Kualifikueset e “Euro 2012”, Shqipëria e nis në Rumani

Kualifikueset e “Euro 2012”, Shqipëria e nis në Rumani

Kombëtarja shqiptare do t’i çelë këto eleminatore ndaj Rumanisë në 4 Shtator 2010 dhe do t’i përfundojë po ndaj rumunëve më 12 tetor 2011.

Dje është përcaktuar në Luksemburg kalendari i ndeshjeve të grupit D për eleminatoret e Europianit 2012 që do të zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë. Përveç përfaqësuesve të Shqipërisë (trajneri Josip Kuzhe, presidenti i FSHF-së, Armando Duka dhe sekretari Eduard Prodani) të pranishëm kanë qenë edhe drejtuesit e përfaqësuesve të Francës, Rumanisë, Bosnjës, Bjellorusisë dhe Luksemburgut.

Kombëtarja kuqezi do ta luajë ndeshjen e parë në Bukuresht më 4 shtator të këtij viti, ndërsa katër ditë më pas do të presë në “Qemal Stafa” Luksemburgun. Ky start nuk ka qenë ai që ka dëshiruar tekniku Kuzhe, i cili kërkonte të luante në Tiranë ndeshjen e parë ndaj një ekipi të fortë për të rritur entuziazmin. Por Kombëtarja as nuk do ta luajë në Tiranë ndeshjen e parë dhe as nuk do të presë në Tiranë një ekip me emër.

Ndërkohë që dy sfidat ndaj Francës janë lënë për në fund të kalendarit. Në 3 shtator 2011 “Gjelat” do të zbresin në Tiranë, ndërsa në 8 tetor futbollistët e Kombëtares do të udhëtojnë për në Paris. Në mes do të jetë transferta e Luksemburgut. Sfida e fundit do të jetë në 12 tetor të 2011-ës ndaj ekipit të Rumanisë në Tiranë.

Kalendari i ndeshjeve kualifikuese të “Euro 2012”, grupi D:

1. Rumani – Shqipëri 4 Shtator 2010
2. Shqipëri – Luksemburg 8 Shtator 2010
3. Shqipëri – Bosnje Hrezegovinë 9 Tetor 2010
4. Bjellorusi – Shqipëri 13 Tetor 2010
5. Shqipëri – Bjellorusi 26 Mars 2011
6. pushim
7. pushim
8. Bosnjë-Herzegovinë – Shqipëri 8 Qershor 2011
9. Shqipëri – Francë 3 Shtator 2011
10.Luksemburg – Shqipëri 7 Shtator 2011
11.Francë – Shqiperi 8 Tetor 2011
12.Shqipëri – Rumani 12 Tetor 2011

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *