Home / Sport / Kuzhe shpall listën anti-Irlandë e Veriut

Kuzhe shpall listën anti-Irlandë e Veriut

Trajneri i Kombëtares kuqezi, Josip Kuzhe, ka publikuar sot listën e të grumbulluarve për miqësoren e 3 marsit me Irlandën e Veriut në “Qemal Stafa”.

Janë 21 futbollistët e grumbulluar nga kroati për këtë takim, prova e parë e Kombëtares shqiptare për vitin 2010. Në këtë listë Kuzhe ka grumbulluar edhe kapitenin Altin Lala, i cili rikthehet në përfaqësuese pas një periudhe të gjatë dëmtimi. Ndërkohë që në ekip është rikthyer edhe portieri titullar, Arjan Beqaj, që ka lënë pas dëmtimin e marsit të shkuar përpara ndeshjes me Hungarinë.

Në listë bën pjesë edhe mbrojtësi i Bokumit, Mërgim Mavraj, i cili do të veshë për herë të parë fanellën kuqezi. Ndërkohë që nga Superliga janë grumbulluar vetëm 4 futbollistë: Emiljan Vila dhe Elis Bakaj nga Dinamo, Andi Lila dhe Gjergji Muzaka nga Tirana.

Ja lista e plotë e futbollistëve të grumbulluar për miqësoren e 3 marsit:

1. Arjan Beqaj ===> Anorthosis Famagusta
2. Isli Hidi ===> Kryvbas
3. Andi Lila ===> Tirana
4. Armend Dallku ===> Vorskla Poltava
5. Kristi Vangjeli ===> Aris Selaniku
6. Ansi Agolli ===> Kryvbas
7. Lorik Cana ===> Sunderland
8. Mërgim Mavraj ===> Bochum
9. Altin Lala ===> Hanover 96
10. Debatik Curri ===> Vorskla Poltava
11. Ervin Bulku ===> Kryvbas
12. Klodian Duro ===> Apollon Limasol
13. Ervin Skela ===> Tus Koblenz
14. Jahmir Hyka ===> Mainz
15. Gilman Lika ===> Boluspor
16. Emilian Vila ===> Dinamo
17. Gjergj Muzaka ===> Tirana
18. Erjon Bogdani ===> Chievo
19. Hamdi Salihi ===> Rapid Vienna
20. Edmond Kapllani===> Tus Koblenz
21. Elis Bakaj ===> Dinamo

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *