Home / Lajme / Rajon / Lideret shqiptare urojne dy vjetorin e shtetit te Kosoves

Lideret shqiptare urojne dy vjetorin e shtetit te Kosoves

17 shkurt
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti me rastin e dyvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës dërgoi telegram urimi presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiut, kryeministrit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi.

Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi i ka dërguar mesazh urimi presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu me rastin e dyvjetorit të pavarësisë së Kosovës. Një mesazh urimi në adresë të kryeministrit kosovar, Hashim Thaçi ka dërguar kryeministri shqiptar Sali Berisha.

Në mesazhin e presidenti Topi dërguar presidentit Sejdiu ndër të tjera theksohet: “Me rastin e përvjetorit të dytë të Ditës së Pavarësisë, kam nderin dhe kënaqësinë e madhe që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’ju dërgoj Juve dhe gjithë popullit të Kosovës, urimet më të ngrohta dhe më miqësore!”

“Kjo ditë e gëzueshme për Kosovën dhe gjithë shqiptarët, më jep rastin të rikonfirmoj vullnetin maksimal për vazhdimësinë dhe forcimin e lidhjeve të forta dhe qëndrueshme, shumëplanëshe, që ekzistojnë midis dy vendeve tona, si dhe t’ju siguroj se Shqipëria do të vazhdojë angazhimin e saj në mbështetje të njohjes së mëtejshme ndërkombëtare të Republikës së Kosovës dhe realizimit të aspiratës euroatlantike”, thuhet më tej në mesazhin e Topit.

Ndërkaq, në mesazhin e kryeministrit Berisha dërguar homologut të tij kosovar, Hashim Thaçi thuhet: “Kremtimi i përvjetorit të dytë të ngjarjes me rëndësi historike për mbarë kombin, Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më jep rastin e lumtur, që, në emrin tim e të qeverisë shqiptare, t’Ju përcjell Ju dhe, nëpërmjet Jush, të gjithë popullit të Kosovës përshëndetjet e mia më të përzemërta dhe urimet më të mira e vëllazërore për përparimin e vazhdueshëm të shtetit më të ri të Europës, të lirë e demokratike, dhe për begatinë e qytetarëve të saj”.

Në këtë jubile feste, vijon më tej mesazhi i Berishës, ““më lejoni, i dashur zoti Kryeministër, t’Ju siguroj se qeveria shqiptare dhe unë personalisht jemi plotësisht të vendosur e të angazhuar që marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe, që ekzistojnë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës do të njohin zhvillime të reja pozitive, duke u pasuruar e zhvilluar më tej, në të gjitha fushat, në dobi të popujve tanë vëllezër, në shërbim të paqes e të stabilitetit, si dhe në funksion të realizimit të vizionit tonë të përbashkët, për integrim europian e euroatlantik, duke u shndërruar kështu në shembullin më të shkëlqyer të bashkëpunimit ndërshtetëror në rajon e më gjerë”.
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti me rastin e dyvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës dërgoi telegram urimi presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiut, kryeministrit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi.

“Kosova sot feston dyvjetorin e shpalljes së pavarësisë. Akti solemn dhe historik i 17 shkurtit jo vetëm që shënoi sendërtimin e idealeve të shumë gjeneratave, njëkohësisht shënoi edhe fillimin e realitetit të ri të shtetit më të ri të kontinentit më të vjetër.Populli i Kosovës, institucionet e saj dëshmuan se projekti Kosova shtet sovran dhe i pavarur përvec që ishte domosdoshmëri historike në këto dy vite po dëshmon se është edhe suksesi më i madh mbarëkombëtar”, thuhet në urimin e Ahmetit.

Në urim theksohet se shqiptaret e Maqedonisë i gëzohen këtij përvjetori dhe i urojnë institucionet e Kosovës në këtë datë sepse të dy shtetet, Kosova dhe Maqedonia po dëshmojnë se si ndërtohen marrëdhëniet e mira fqinjësore, se si promovohen vlerat e reja të bashkëpunimit dhe respektimit të ndërsjellë.

Sipas Ahmetit njohja e Kosoves nga ana e Maqedonisë, shënimi i vijës së kufirit dhe vënia e marrëdhënieve diplomatike mes Shkupit dhe Prishtinës jo vetëm që respekton realitetet e reja, jo vetëm që reflekton standarde të reja, në të njejtën kohë vlerëson ndjenjat dhe përkushtimin e të gjithëve për ndërtimin e shtetit të ri të Kosovës.

“Duke ju uruar në këtë dyvjetor, duke ju përgëzuar për të gjitha sukseset, më lejoni që në emër të anëtarëve dhe simpatizantëve të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe në emrin tim personal t`ju shpreh dëshirat më të mira dhe inkurajimin tuaj dhe të gjithë neve në rrugën e përbashkët drejt integrimeve evro-atlantike të shteteve tona dhe mbarë rajonit”, e përfundon urimin e tij lideri i BDI-së, Ali Ahmeti
Në përvjetorin e dytë të pavarësisë, kreu i BDSH-së, Bardhyl Mahmuti ka apeluar tek kreu shtetëror kosovar për për mobilizim dhe solidaritet kundër politikës së diskriminimit racial të shqiptarëve!“Në dyvjetorin e Pavarësisë së Kosovës kombi shqiptar kremton realizimin më të madhe në këtë shekull të ri. Bashkimi Demokratik Shqiptar uron të gjithë shqiptarët në botë për këtë fitore të madhe kombëtare.Realizimi i aspiratave shekullore të popullit shqiptar të Kosovës, si pjesë e kombit shqiptar, duhet të na mobilizojë edhe më tepër në avancimin e gjithanshëm kombëtar”, thuhet në apelin e BDSH-së.
Shoqata e Veteranëve dhe e Invalidëve të UÇK-së “KALAJA” i uron të gjithë shqiptarëve në Kosovë Gëzuar Pavarësinë e Kosovës. “Të festojmë këtë ditë të bukur duke u përkulur në shenjë nderimi dhe respekti për të gjithë të rënët që dhanë jetën e tyre për Kosovën. Gjaku i tyre lau tokën Dardane për të sjellë lirinë.Shoqata SH.V dhe e Invalidëve të UÇK-së “KALAJA” e përbërë nga ish-ushtarët e UÇKosovës dhe UÇKombëtare i uron Kryetarit të Kosovës z.Fatmir Sejdiut, Institucioneve shtetërore dhe partive politike në Kosovë: Gëzuar përvjetorin e dytë të pavarësisë së Kosovës. Më 17 shkurtë të vitit 2008 u realizua dëshira shekullore e popullit shqiptar që Kosova të shpallë mëvetësinë nga Serbia e cila për rreth 100 vjet e mbante të pushtuar tokën e artë shqiptare të quajtur Kosovë. Zoti i bekoftë ish-UÇK dhe shqiptarët kudo ku janë”, thuhet në telegram urimin e shoqatës Kalaja.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *