Home / Sport / Liga e Evropës, Roma e Shakhtari jashtë gare

Liga e Evropës, Roma e Shakhtari jashtë gare

Me zhvillimin e ndeshjeve të kthimit të 1/16 së finales, Liga e Evropës ka mësuar emrat e 16-të ekipeve që kanë kaluar në 1/8 e finaleve. Kësaj rradhe nuk kanë munguar surprizat, ku Roma dhe kampionët në fuqi Shakhtari janë eliminuar përkatësisht nga Panathinaikosi dhe Fulhami. Liverpuli, Atletiko Madridi, Volfsburgu dhe Hamburgu, edhe pse me vështirëri, megjithatë kaluan më tej.

Mbrëmë është kompletuar faza e 32 skuadrave më të mira në Ligën e Europës, ndërsa përveç disa befasive, favoritët kryesisht arritën të konfirmojnë fuqinë e tyre. Befasinë më të madhe e bëri Panathinaikosi, të cilët eliminuan Romën, duke e mundur 3:2 në Olimpiko, rezultat ky me të cilin triumfuan edhe në takimin e parë. Kampionët e në fuqi të Shakhtar Donetskut janë eliminuar nga anglezët e Fulhamit, të cilët me rezultatin 1-1 arritën të mbronin fitoren që patën arritur një javë më parë. Jashtë garës do të jetë edhe Gallatasaraj i Stambollit, i cili u mposht 2-1 në shtëpinë e vet nga spanjollët e Atletikos së Madridit, megjithëse në ndeshjen e parë barazuan 1-1. Anderlehti ishte bindës kundër Atletik Bilbaos. Liverpuli mposhti Unirean në Rumani, Juventusi ruajti epërsinë nga ndeshja e parë përballë Ajaksit, ndërsa Marseja konfirmoi triumfin kundër Kopenhagës. PSV mposhti skuadrën gjermane Hamburg 3:2, por mysafirët u kualifikuan duke iu falënderuar fitores 1:0 në takimin e parë.

Rezultatet:

Anderlecht 4 – 0 Athletic Bilbao
AS Roma 2 – 3 Panathinaikos
Galatasaray 1 – 2 Atletico Madrid
Marseille 3 – 1 FC Copenhagen
PSV 3 – 2 Hamburger SV
Shakhtar D. 1 – 1 Fulham
Unirea U. 1 – 3 Liverpool
Fenerbahce 1 – 1 Lille
H. Tel Aviv 0 – 0 Rubin Kazan
Juventus 0 – 0 Ajax Amsterdam
RB Salzburg 0 – 0 Standard Liege
Sporting L. 3 – 0 Everton
Valencia 3 – 0 Club Brugge
Werder B. 4 – 1 Twente
Wolfsburg 4 – 1 Villarreal

Menjëherë pas mbylljes së takimeve të mbrëmshme, janë mësuar dyshet që do të përballen në 1/8 e finaleve. Valencia-Verder, figuron në mesin e takimeve më interesante, ndërsa spikat dueli i fqinjëve, Atletiko M.-Sporting L. Hamburgu takohet me Anderlehtin, Volfsburgu me Rubin Kazanin, ndërsa Benfika kundërshtar do të ketë Olimpik Marsejën. Liverpuli pengesë për në çerekfinale do të ketë francezët e Lilës, ndërsa Juventusi takohet me Fulhamin.

Dyshet e 1/8:

Valencia-Werder B.
Atletiko M.-Sporting L.
Hamburg-Anderleht
Rubin K.-Wolfsburg
Benfika-O.Marseille
Lille-Liverpool
Juventus-Fulham
Panathinaikos-Standard L.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *