Home / Sport / Liga e Francës, dominojnë skuadrat nikoqire

Liga e Francës, dominojnë skuadrat nikoqire

Skuadrat nikoqire kanë dominuar në takimet e javës së 26-të të kampionatit francez të futbollit – Ligue 1.

Vetëm Grenobli që mban pozitën e fundit në renditjen tabelore ka fituar pikët si mysafir tek Nansi me rezultat 0:2, ndërsa në gjashtë takimet tjera fitore realizuan ekipet nikoqire.

Montpele në takimin derbi të mbrëmjes ka mposhtur Renin (3:1), derisa Lioni me lehtësi fitoi pikët ndaj Nicës (2:0).

Lorien, Monako, Tuluz dhe Valencien realizuan fitore identike (1:0) kundër Soshos, Bulonjit, Lensit gjegjësisht Sent Etjenit.

Derbi i kësaj xhiroje do të zhvillohet të dielën ku takohen rivalët e vjetër PSZH – Marsej, derisa Lili para shikuesve të vetë shpreson në tri pikë ndaj Okserit.

Takimi ndërmjet Le Manit dhe Bordosë që në program ishte të dielën prej orës 17.00 është shty për shkak të motit të ligë.

Ligue 1 – java e 26-të

Lorien – Sosho 1:0 (1:0)
Diara 34
Lion – Nica 2:0 (1:0)
Lopez 10, Onjekaçi 90 (ag)
Monako – Bulonj 1:0 (1:0)
Mazu 42
Nansi – Grenobël 0:2 (0:1)
Rave 14, 78
Tuluz – Lens 1:0 (0:0)
Dupui 56
Valencien – Sent Etjen 1:0 (0:0)
Udel 77
Monpele – Ren 3:1 (2:0)
Marvo 25, 37, Kamara 82 – Brian 70

Të dielën me 28 shkurt takohen:

17.00 Lili – Okseri
17.00 Le Mani – Bordo u shty
21.00 PSZH – Marseji

Tabela: Bordo (dy ndeshje më pak) 51 pikë, Montpele 51, Lioni 49, Lili (një ndeshje më pak) 47, Marseji (dy ndeshje më pak) 45, Okseri (dy ndeshje më pak) 42, Monako 42, Valencieni 41, Lorienti 39, Reni 37, Tuluzi 37, PSZH (një ndeshje më pak) 33, Lensi 33, Nansi 32, Sosho (një ndeshje më pak) 32, Sent Etieni 26, Nica 26, Le Mani (një ndeshje më pak) 20, Bulonji 16 dhe Grenobli 13 pikë.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *