Home / Sport / Liga e Kampionëve, sot Bajerni pret Fiorentinën

Liga e Kampionëve, sot Bajerni pret Fiorentinën

Bajerni i Mynihut dhe Fiorentina, dy ekipe që në kampionatet përkatës po ecin në drejtime të ndryshme, do të përballen mbrëmjen e sotme në “Allianz Arena” në 1/8 e Ligës së Kampionëve.

Bavarezët nuk e filluan aspak mirë këtë sezon në Europë, por në kampionat kanë 12 fitore rresht dhe gjenden në vend të parë së bashku me Bajer Leverkusenin. E kundërta ka ndodhur me italianët e Fiorentinës, të cilët u kualifikuan bindshëm në Ligën e Kampionëve, por në kampionat nuk po e gjejnë veten.

Mbrojtësi Gamberini u dëmtua në sfidën e fundit në kampionat ndaj Sampdorias dhe nuk do të jetë i gatshëm për trajnerin Çezare Prandeli në takimin e sotëm. Kjo është hera e tretë që këto dy ekipe gjejnë njëri-tjetrin në Ligfën e Kampionëve dhe njërën nga sfidat e mëparshme e kanë fituar gjermanët, kurse tjetra ka përfunduar në barazim.

Bajern Mynih – Fiorentina, formacionet e mundshme:

Bajern Mynih (4-4-2): Butt – Lahm, van Buyten, Demichelis, Badstuber – Robben, van Bommel, Schweinsteiger, Ribery – Gomez, T. Müller. Trajner: van Gaal

Fiorentina (4-2-3-1): S. Frey – Comotto, Kröldrup, Felipe, Pasqual – Montolivo, Bolatti – Marchionni, Jovetic, Vargas – Gilardino. Trajner: Prandelli

Gjyqtar: Ovrebo (Norvegji)

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *