Home / Sport / LIGA E KAMPIONËVE:BARCELONA TAKOHET ME SHTUTGARDIN

LIGA E KAMPIONËVE:BARCELONA TAKOHET ME SHTUTGARDIN

Sonte vazhdojnë garat e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve me ndeshjet që zhvillohen Shtutgart-Barcelona dhe Olimpiakos-Bordo.

Skuadra e Shtutgartit, e cila kishte krizë në fillim të këtij edicioni në Bundesligë, ka rilindur nën drejtimin e Kristian Grosit, pasi në tetë ndeshjet e fundit ka shënuar gjashtë fitore, një barazim dhe një humbje, prandaj sfidës së sotme ndaj skuadrës kampione në fuqi të Evropës, Barcelonës, do t’i hyjë me motiv të madh. “I gëzohemi sfidës me njërën prej skuadrave më të mira në botë. Është në pyetje një prestigj i madh. Shpresoj se tifozët tanë do të kthehen në shtëpi me një ndjenjë të mirë. Ne nuk kemi asgjë për të humbur në këtë ndeshje”, ka pohuar trajneri i Shtutgartit, Kristian Gros, i cili në dhjetor të vitit të kaluar zëvendësoi Markus Babelin. Shtutgarti vjen në këtë sfidë pas fitores ndaj Këlnit 5:1. Braziliani Kakau, i cili ka nënshtetësi gjermane, në ndeshjen e tij të parë pas shërimit nga lëndimi shënoi katër gola dhe në këtë mënyrë rriti shpresat për t’u përfshirë në kombëtaren gjermane për Botërorin e Afrikës së Jugut. Pikërisht Kakau pritet të jetë kërcënimi më serioz për portën e Barcelonës. Kjo e fundit vjen në këtë ndeshje pas fitores së lehtë ndaj Rasing Santanderit, me rezultat 4:0. “Ne duhet të luajmë mirë në Gjermani për të siguruar një rezultat të favorshëm. Gjithmonë është e rëndësishme për të marrë sa më shumë fitore pas një humbje”, ka thënë Guardiola, duke iu referuar humbjes së përjetuar javën e kaluar ndaj Atletiko Madridit. Mesfushori Çavi Hernandez dhe mbrojtësi Dani Alvesh janë përfshirë në emëroren e futbollistëve që do të paraqiten në ndeshjen e sotme, edhe pse ende nuk janë rikuperuar plotësisht nga lëndimet e muskujve të këmbës. Ndërkohë, Guardiola për këtë ndeshje nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Erik Abidalit dhe Sejdu Keitas, derisa paraqitja e Zlatan Ibrahimoviqit mbetet në dyshim, pasi vuan nga lëndimi në nyjën e poshtme të këmbës. “Nyja e tij ende është e ënjtur, por mjekët do të përcaktojnë nëse ai do të jetë në gjendje të luajë për ndeshjen ndaj Shtutgartit”, ka nënvizuar Guardiola. Në sfidën tjetër kampionia e Francës, Bordo do ta ketë tejet të vështirë të marrë rezultat pozitiv, duke pasur parasysh mbështetjen e madhe që gëzon Olimpiakosi nga tifozët e zjarrtë.

E martë
20:45 Shtutgart – Barcelona
20:45 Olimpiakos – Bordo

E mërkurë
20:45 CSKA Moskë – Sevila
20:45 Inter – Çelsi

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *