Home / Lajme / Maqedoni / Likova dhe Jegunovca i bashkëngjiten PDSH-së

Likova dhe Jegunovca i bashkëngjiten PDSH-së

Bëhet fjalë për një strukturë mjaft të fortë të udhëhequr nga doktor Rexhaili. Bashkimi dhe unifikimi ynë bëhet për të mirën e shqiptarëve dhe për t`i avancuar të drejtat shqiptarëve dhe për të zgjidhur njëherë e përgjithmonë problemin tonë. Nuk bashkohemi kundër askujt, as kundër ndonjë partie politike apo strukture politike apo kundër ndonjë populli I cili vazhdimisht na I shkel të drejtat që janë maqedonasit. Platforma e PDSH-së që është marrëveshja politike nga ditë në ditë po merë më shumë përkrahje nga qytetarët.” – theksoi lideri i PDSH-së, z. Thaçi

Ish dega e partise së Imer Selmanit në Likovë dhe në Jegunovc, prej dje i janë bashkangjitur strukturave të PDSH-së.

Poashtu PDSH-në në këshillin e qytetit të Shkupit do t`a përfaqësojnë tre këshilltarë edhe atë Hidajete Azizi, Bekim Falziu, dhe Idriz Orana. Ndërkaq, është bërë e ditur se këshilltarja e Dr në këshillin komunal në Tearcë, Besmira Baftjari është bashkëngjitur radhëve të këshilltarëve të PDSH-së
“Bëhet fjalë për një strukturë mjaft të fortë të udhëhequr nga doktor Rexhaili. Bashkimi dhe unifikimi ynë bëhet për të mirën e shqiptarëve dhe për t`i avancuar të drejtat shqiptarëve dhe për të zgjidhur njëherë e përgjithmonë problemin tonë. Nuk bashkohemi kundër askujt, as kundër ndonjë partie politike apo strukture politike apo kundër ndonjë populli I cili vazhdimisht na I shkel të drejtat që janë maqedonasit. Platforma e PDSH-së që është marrëveshja politike nga ditë në ditë po merë më shumë përkrahje nga qytetarët.” – theksoi lideri i PDSH-së, z. Thaçi

Rexhail Dalipi përfaqësues nga Likova më ndër të tjerash theksoi: ”Duke u nisur nga ajo se moszgjidhja e shumë problemeve në sferën politike, mosperspektiva në sferën ekonomike, kaos në arsim, moszgjidhja e shumë çështjeve në shëndetësi dhe kulturë na shtynë neve që t`I bashkohemi si degë PDSH sepse ajo është subjekti politik shqiptar, I cili din t`iu artikulojë, parashtrojë dhe realizojë kërkesat e shqiptarëve. Mendoj se këtij bashkimi do t`i bashkëngjiten edhe shumë tjerë sepse platforma e PDSH-së është më e vërteta për shqiptarët”.

Mehmet Jonuzi përfaqësuesi i degës së Jegunocë ka theksuar se PDSH-ja është e vetmja parti politike e cila artikulon interesin e shqiptarëve dhe bashkërisht do të japim kontributin për realizimin e qëllimeve të shqiptarëve.

Ndrësa më pas Kryetari i PDSH-së, z. Menduh Thaçi i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me problemin e emrit dhe zgjedhjet e parakohshme:

“Mendoj se qeveria e tanishme e mashtron opinionin se zgjidhja e problemit me Greqinë është shumë afër. Çdo ditë që kalon zgjidhja e këtij problemi duket e largët, sepse këtu kinse bëhet fjalë për interesa shtetërore apo interesa të kombit maqedonas dhe atyre që I përfaqëson Gruevski dhe VMRO-DPMNE-ja. Thjeshtë bisedohet për interesa personale dhe individuale. Nuk është e vërtetë se bëhet fjalë vetëm për ndryshimin e emrit. Paketën të cilën e vendosi qeveria greke dhe kryeministri Papandreu është shumë I qartë, duhet ndryshuar identitetin, kushtetutën, emrin, historinë, kulturën, aleksandrin dhe të gjitha dhe ata nuk kanë ndërmend të lëshojnë asnjë pozicion, asnjë milimetër. Sa i përket zëvendëskryeministrit dhe partisë së tij, seriozisht mendoj se ata nuk meritojnë asnjë koment serioz polik nga ana e një politikani.” Theksoi lideri i PDSH-së, z. Menduh Thaçi.

“Nuk e di se a do të ketë zgjedhje sepse nuk është në dorën tonë të vendosim. Ne jemi për zgjedhje të parakohshme si PDSH. Sa i pëket kryeministrit mendoj se ai ik nga një realitet I cili do të ndodhë në Prill.Mendoj se kryeministri me trika të ulta t`I ik shkatërrimit financiar shtetit, shifrat zero në trezor, dhe shenjat alarmante do të paraqiten në prill, fatkeqësia do të jetë se çmimin e rëndë të këtyre krizave financiare do ta paguajnë qytetarët edhe qeveria e ardhshme ku zotëri Gruevski nuk do të jetë kryeministër.SAa I përket BDI-së se do të dale në teren unë I porosis se aty nuk ka vend dhe vendi është I zënë nuk ka karrige bosh në teren. Aty është ulur PDSH_ja një kohë të gjatë dhe ka punuar shumë në teren. Ata mund të shëtisin në vetëm në sallonet e tyre, nëpër livadhet e tyre me dhentë që i kanë blerë me gjakun e djemve shqiptarë .Mendoj se janë në pozitë të mjerueshme por sinqerisht mendoj se ata e meritojnë këtë pozitë të mjerueshme dhe të turpshme që e kanë dhe që u ndodhën.

Maqedonasit e hapën një varr dhe menduan se do të kenë mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare. U paraqit qëndrimi I kësaj bashkësie që është shumë I qartë, se të dy gjuhën janë zyrtare në këtë shtet dhe po të mësohen në mënyrë reciproke duhet të mësohen të dy gjuhët. Sa i përket qëndrimit tim dhe të PDSH. Do të arrijmë të mësojmë ndonjë gjuhë vetëm me vetë dëshirë, askush nuk guxon të imponojë se imponimi shkakton kundërefekt. Imponimi me akte, ligje dhe vendime dhe largime nga puna nuk do të ketë asnjëfarë suksesi. Vetëdëshira e njerëzve që dëshirojnë të jetojnë bashkë, do t`i çoj njerëzit që të mësojnë edhe gjuhën shqipe edhe gjuhën maqedone. Padyshim aspektet pedagogjike flasin se një fëmijë 6 viçar nuk mund të mësojë dy apo tre gjuhë se aq ka kapacitet. Përfundimisht, një pjesë e bukur e madhe e shoqërisë maqedonase shumë shpejt do të kuptojë se ky nuk është shtet i maqedonasve por shtet I përbashkët i shqiptarëve dhe i maqedonasve. Kjo logjikë e padronit apo të gazdës duhet të eliminohet sepse është logjika që sjell konflikte, dhe është logjika e mosmarrëveshjeve.” – theksoi kryetari i PDSH-së, z. Thaçi.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *