Home / Sport / Liverpuli në shitje?

Liverpuli në shitje?

Sipas tabloidit “The Times” klubi anglez do të blihet nga Mukesh Ambani, njeriu i shtatë më i pasur në planet, së bashku me një bashkëpunëtor nga India.

Prej kohësh ekipi i Premier Ligës ndodhet në një situatë të rëndë financiarë, me borxhe që llogariten deri në 237 milion stërlina. Mësohet se industrialisti indian, së bashku me pronarin e grupit “Subrata Roy”, kanë bërë oferta për të marrë 51 për qind të aksioneve të Liverpulit.

Ambani, 52 vjeç, llogaritet të ketë një pasuri që shkon deri në 32 miliard dollarë, shumë më tepër se manjati rus i Çelsit, Roman Abramoviç, apo sheiku i Mançester Sitit, Mansur. Zyrtarët e klubit nga “Anfield Road” kanë mohuar këto zëra, kurse nga pala indiane nuk është mohuar asgjë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *