Home / Sport / Mançester Siti, 45 milion euro Interit për Maikonin

Mançester Siti, 45 milion euro Interit për Maikonin

Roberto Mançini duket se nuk do të heqë dorë kaq lehtë nga mbrojtësi brazilian i Interit, Maikon.

Ish-tekniku italian i zikaltërve, tashmë në krye të stolit të Mançester Sitit, prej kohësh kërkon mbrojtësin anësor, cilësitë e të cilit i njeh mjaft mirë që në kohën kur drejtonte Interin. Për të siguruar shërbimet e Maikonit, Mançini është gati të kërkojë nga pronarët e klubit të bëjnë edhe sforco ekonomike nëse do të jetë e nevojshme.

Mediat franceze raportojnë se oferta më e fundit që ka ardhur në drejtim të klubit nga Milano është plot 45 milion euro. Megjithëse nga shumë ky lajm mund të mendohet thjesht si spekullim mediatik, heshtja e presidentit Masimo Morati ngjall kureshtje. Nëse operacioni realizohet me sukses, atëherë Maikoni do të hyjë në histori si mbrojtësi më i shtrenjtë i blerë ndonjëherë.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *