Home / Sport / Manchester Unitet merr tri pikë nga West Ham

Manchester Unitet merr tri pikë nga West Ham

Kampioni në fuqi i ligës angleze, Manchester Unitet ka shënuar fitore ndaj West Hamit, duke mbetur vetëm një pikë prapa rivalit kryesor, Chelseit.

Gjatë tërë takimit u zhvillua një ndeshje e fuqishme mes dy ekipeve, por Manchester Unitet dëshmoi sërish se po kalon një formë të mirë, e në veçanti kapiteni i ekipit, Rooney, i cili shënoi dy gola, ndërsa golin e tretë e shënoi Owen, ndërsa ekipi mysafir u kthye pa arritur ta tund asnjëherë portën kundërshtare.

Fitorja bindëse e “djajve të kuq” ua rrit gjasat që të luftojnë për vendin e parë, pasi me këtë rezultat mbesin vetëm një pikë mbrapa Celsit në renditjen tabelare.

Chelsea ka 61 pikë, Man Utd 60, Aresnal është i treti me 55 pikë, Tottenham është i katërti me 46 pikë, kurse ekipi i kapitenit Lorik Cana, Sanderlandi ka vetëm 26 pikë dhe është në vendin e 14.

Ekipi i Canës në stinorin pranveror nuk po arrin të korr rezultate të mira krahasuar me stinorin vjeshtor.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *