Home / Sport / Mansini, nga Interi huazohet te Milani

Mansini, nga Interi huazohet te Milani

Mesfushori brazilian i Interit, Amantino Mansini, do të luajë tek Milani në formë huazimi deri në përfundim të këtij sezoni.

Dje u përfol një shkëmbim i mundshëm midis Mansinit dhe Marek Jankulovskit, por duket se sot drejtuesit e dy klubeve nga Milano kanë gjetur gjuhën e përbashkët, pa e bërë mbrojtësin çek pjesë të marrëveshjes. Ish-lojtari i Romës do të huazohet deri në fund të qershorit, me opsionin për të kaluar përfundimisht në Milanelo.

Mansini nuk ka gjetur pothuajse asnjë hapësirë në ekipin e Hoze Mourinjos gjatë kohës që ky i fundit ka marrë drejtimin e zikaltërve (vetëm gjashtë ndeshje në kampionat dhe një në Ligën e Kampionëve). Pas Didës, Tiago Silvës, Patos dhe Ronaldinjos, Mansini është braziliani i pestë që vesh fanellën e Milanit në këtë sezon.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *