Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia kufizohet me Sërbinë e jo me Kosovën

Maqedonia kufizohet me Sërbinë e jo me Kosovën

11 shkurt
“Para meje i kam të dy tekstet shkollore në gjuhën shqipe dhe atë maqedonase nga lënda “SHOQËRIA” për klasën e katërt të botuar në vitin 2009. Nëse i hapni në faqen 10 këto dy libra, do të shihni një tekst çoroditës i cili i mëson nxënësit edhe shqiptarë por edhe ato maqedonas se cilat janë shtetet fqinje të R. Maqedonisë. Në këtë tekst mund të shihni se fqinj verior i Maqedonisë na qenka vetëm Serbia, dhe askund nuk përmendet Republika e Kosovës” u tha në pres-konferencën e DR-së.

Demokracia e Re të enjten në një konferencë për shtyp ka reaguar ndaj disa botimeve shkollore në të cilat Kosova nuk përmendet si shtet fqinj i Maqedonisë.

“Para meje i kam të dy tekstet shkollore në gjuhën shqipe dhe atë maqedonase nga lënda “SHOQËRIA” për klasën e katërt të botuar në vitin 2009. Nëse i hapni në faqen 10 këto dy libra, do të shihni një tekst çoroditës i cili i mëson nxënësit edhe shqiptarë por edhe ato maqedonas se cilat janë shtetet fqinje të R. Maqedonisë. Në këtë tekst mund të shihni se fqinj verior i Maqedonisë na qenka vetëm Serbia, dhe askund nuk përmendet Republika e Kosovës” u tha në pres-konferencën e DR-së.

Nga kjo parti thonë ky gabim duhet të përmirësohet menjëherë, sepse Maqedonia e ka njohur shtetin e Kosovës, dhe ky realitet nuk mund të mohohet.

“I nderuar Ministër i Arsimit dhe Shkencës, ju pyesim publikisht, se a e dini ju se Maqedonia në vitin 2008 e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe a pajtoheni ju, që nxënësit maqedonas të mos e dinë që Maqedonia në veri kufizohet edhe me Kosovën? Ne dhe të gjithë qytetarët duam të dimë se kush mundohet që nxënësve maqedonas t’ua fsheh fqinjin më të ri të Maqedonisë, që është Kosova?”, deklaroi anëtarja e lartë e DR-së, Gjylymsere Kasapi

Demokracia e Re urgjentisht kërkon nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, që ta heqë nga përdorimi këtë libër, si dhe t’u kërkojë falje të gjithë shqiptarëve për nënçmimin që i ka bërë, duke lejuar që të botohet ky libër ku Kosova nuk është përfshirë, si një nga shtetet fqinje të Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *