Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia të merret vesh për emrin me Greqinë

Maqedonia të merret vesh për emrin me Greqinë

10 shkurt

Doemos duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar në gjetjen e zgjidhjes”, tha Taler. Thuajse të gjithë evrodeputetët që folën për raportin për Maqedoninë kërkuan zgjidhjen e shpejtë të problemit me emrin si pengesa e fundit për caktimin e datës për negociata me Bashkimin. “IRJM-ja duhet të arrijë marrëveshje me Greqinë rreth kontestit me emrin. Asnjë Qeveri në Athinë nuk do të mbijetojë nëse negociatat fillojnë pa zgjidhjen e emrit.

Maqedonia ka përmbushur standardet për caktimin e datës për negociata, por nevojitet edhe zgjidhje për problemin me emrin me Greqinë. Këtë sot nga foltorja në Parlamentin Evropian e porosity raportuesi për Maqedoninë, Zoran Taler, gjatë debatit kushtuar raportit të tij për përparimin e vendit. “Autoritetet në Shkup kanë përmbushur detyrat kyçe të marrëveshjes, bençmarkeve. Apeloj miqtë tanë në Greqi që të ulen me Qeverinë në SHkup dhe të orvaten të gjejnë zgjidhje.

Doemos duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar në gjetjen e zgjidhjes”, tha Taler.

Thuajse të gjithë evrodeputetët që folën për raportin për Maqedoninë kërkuan zgjidhjen e shpejtë të problemit me emrin si pengesa e fundit për caktimin e datës për negociata me Bashkimin. “IRJM-ja duhet të arrijë marrëveshje me Greqinë rreth kontestit me emrin. Asnjë Qeveri në Athinë nuk do të mbijetojë nëse negociatat fillojnë pa zgjidhjen e emrit.

Ky është realitet politik”, tha evrodeputeti grek Joanis Kasulidis. Debatin e sotëm e shfrytëzuan evrodeputetët bullgarë për të theksuar qëndrimin e tyre se mbajtja e marrëdhënieve të mira fqinjësore është njëra nga kushtet kyçe në integrimin evropian të Maqedonisë.

“Ndërtimi i kombit maqedonas filloi të zhvillohet pas Luftës së Dytë Botërore. Afirmimi i ndjenjës nacionale nuk guxon t’i shtyp qytetarët me ndjenja nacionale bullgare”, tha deputeti bullgar Evgenij Kirilov.

Një pjesë e deputetëve qëndruan në mbrojtje të Maqedonisë dhe kërkuan që çështja e emrit si kontest bilateral të mos ndikojë në integrimin e shtetit në Bashkimin.

“Greqia gëzon solidaritetin e të gjitha 26 vendeve tjera anëtare. Çështja e emrit është bilaterale që nuk duhet të jetë pengesë për hapjen e negociatave. Mendoj se autoritetet kanë ndërmarrë të gjitha reformat e domosdoshme për fillimin e tyre”, tha deputeti gjerman Doris Pak.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *