Home / Sport / Markizio, Diego, Sisoko: Ja Juventusi i së ardhmes

Markizio, Diego, Sisoko: Ja Juventusi i së ardhmes

Pas këtij sezoni më se zhgënjyes, drejtuesit bardhezi janë duke projektuar ekipin për sezonin e ardhshëm. Konfirmohen 11 lojtarë, të tjerët në dyshim.

Gjithçka do të vendoset pas zgjedhjes së trajnerit të ri, i cili do të ketë një rol të madh në përzgjedhjen e lojtarëve të nevojshëm për projektin e klubit. Megjithatë, Betega dhe Blank kanë bërë të ditur se pavarësisht nga emri që do të marrë drejtimin e skuadrës, 11 prej lojtarëve të ekipit aktual do ta kenë vendin e sigurt edhe për sezonin e ardhshëm.

Në listën e 11 lojtarëve të konfirmuar janë emrat e portierit Bufon dhe kapitenit Del Piero. Po ashtu edhe Kielini (një nga lojtarët më në formë, shtylla e mbrojtjes bardhezi), Sisoko, Markizio dhe pa dyshim Diego. Më të rrezikuarit për t’i dhënë lamtumirën “Zonjës” janë Amauri, Zebina, Kamoranezi, Trezege dhe Felipe Melo.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *