Home / Sport / “Më mungon Barcelona, por dua të fitoj me Interin”

“Më mungon Barcelona, por dua të fitoj me Interin”

Ish-sulmuesi katalanas, Samuel Eto, ka pohuar se ka nostalgji për vitet e kaluara në “Kamp Nou”, por dëshiron të përsërisë të njëjtat suksese me Interin.

Kamerunasi iu bashkua zikaltërve në merkaton e verës së kaluar, si pjesë e marrëveshjes që çoi Zllatan Ibrahimoviçin te Barcelona. Deri tani ai ka shënuar gjithsej 10 gola me fanellën zikaltër, por ka besim se mund të bëjë më tepër për ta udhëhequr klubin drejt sukseseve në të gjitha frontet.

“Ishte e vështirë, sepse në Spanjë kam kaluar 13 vite. Më ka marrë malli për jetën në Barcelonë. Por megjithë vështirësitë, jam përpjekur të përshtatem me realitetin në Milano”, u shpreh ish-sulmuesi katalanas në një intervistë për “World Soccer”.

Ai shtoi më tej se objektivi i tij është të përsërisë me Interin të njëjtat suksese që arriti gjatë qëndrimit në “Kamp Nou”. Eto ka fituar dy herë me Barçën Ligën e Kampionëve, duke shënuar në të dyja finalet (me Arsenalin në 2006 dhe Mançesterin në 2009). Të shtunën në mbrëmje Interi do të presë në “San Siro” Sampdorian në kampionat, para se të përballet me Çelsin të mërkurën në 1-8 e Ligës së Kampionëve.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *