Home / Lajme / Maqedoni / Memeti dhe Fuere kërkojnë përmirësim urgjent të kushteve në burgun e Idrizovës

Memeti dhe Fuere kërkojnë përmirësim urgjent të kushteve në burgun e Idrizovës

4 shkurt-
“Kur flas për kushte mendoj në kapacitetet vendosëse, higjienën, mborjtjen shëndetësore, kuadrin shëndetësor, si dhe programet për risocializim të cilat pothuajse nuk janë prezente. Prej këtyre arsyeve rekomandoj të ndërmerren masa që të mundësohet qëndrim human dhe i denjë për të burgosurit në burgun e Idrizovës. Njëkohësisht, kërkoj të mbyllet reparti gjysmë i hapur në burgun e njejtë, ndërsa të burgosurit të zhvendosen në burg tjetër”, tha në konferencën e sotme për shtyp, Memeti.

Kushtet në burgun e Idrizovës janë katastrofike, seriozisht shqetësuese, nën çdo nivel dhe në to nuk ka minimum standarde për sigurimin e vuajtjes humane dhe të denjë të dënimit me burg, konstatuan avokati i popullit Ixhet Memeti dhe euroambasadori Ervan Fuere gjatë vizitës së djeshme në burg. Për këtë arsye, ata kërkojnë ndërmarrje të aktiviteteve urgjente për përmirësim të gjendjes.

“Kur flas për kushte mendoj në kapacitetet vendosëse, higjienën, mborjtjen shëndetësore, kuadrin shëndetësor, si dhe programet për risocializim të cilat pothuajse nuk janë prezente. Prej këtyre arsyeve rekomandoj të ndërmerren masa që të mundësohet qëndrim human dhe i denjë për të burgosurit në burgun e Idrizovës. Njëkohësisht, kërkoj të mbyllet reparti gjysmë i hapur në burgun e njejtë, ndërsa të burgosurit të zhvendosen në burg tjetër”, tha në konferencën e sotme për shtyp, Memeti.

Euroambasadori Fuere madje kushtet i quajti të tmerrshme, duke i përmendur dritaret e thyera, hapësirat pa kulme, një toalet për 140 persona…

“Për një vend, i cili duhet ta ndërmerr kryesimin me Këshillim e ministrave pranë Këshillit të Evropës është e turpshme. Nuk ka dyshim se këtë periudhë Maqedonia do të jetë objekt i analizës së të gjithë atyre aspekteve të cilat u dedikohen respektimit të të drejtave të njeriut, por për fat të keq kjo nuk është rast”, tha Fuere duke shtuar se Maqedonia duhet të bëjë gjithçka që t’i përmirësojë gjendjet e këtilla në periudhën e shkurtër para ndërmarrjes së funksionit në Këshillin e Evropës.

Ai kërkoi që Qeveria të mos mbetet e shurdhër ndaj rekomandimeve, siç ka qenë rasti deri tani dhe të bëjë gjithçka që të përmirësohet gjendja në burgjet e Maqedonisë.

Fuere duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve i komentoi marrëdhëniet ndëretnike, duke thënë se ndaj tyre Qeveria duhet t’i qaset me vëmendje më të madhe.

“Progres i madh është bërë në shumë sfera, por njëkohësisht konsideroj se ende duhet të punohet, posaçërisht në çështjet të cilat kanë rëndësi të veçantë për marrëdhëniet ndëretnike”, tha Fuere duke shtuar se në çdo pikëpamje duhet të theksohet multietniteti i shtetit

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *