Home / Sport / Mesi: Dua më shumë tituj

Mesi: Dua më shumë tituj

Edhe pse ka fituar gjithçka me Barcelonën, talenti argjentinas është i uritur për më tepër, sepse titujt e fituar i kanë dhënë më shumë motivim.

Në një intervistë për “uefa.com” Mesi theksoi se nuk dëshiron kurrsesi të ndalet kur vjen fjala për të fituar tituj. “Ne kemi bërë histori, por nuk dëshirojmë të ndalemi pas gjithë këtyre titujve. Kemi ekip të mrekullueshëm dhe të gjithë e dimë se mund të arrijmë akoma më tepër”, pohoi 22-vjeçari.

Por më parë katalanasit duhet të kalojnë pengesën që mban emrin Shtutgart: “Ekipet gjermane kanë qenë gjithnjë të vështira. Historia e përballjeve ndaj gjermanëve flet për ne dhe do të futemi për ta fituar takimin e kthimit edhe pse në ndeshjen e parë luajtëm baraz 1:1.”.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *