Home / Sport / Mesi shpëtimtar i Barcelonës

Mesi shpëtimtar i Barcelonës

Barcelona, Reali dhe Saragosa shënuan fitore në ndeshjet e javës së 24-të të kampionatit spanjoll.

Reali si mysafir deklasoi mbrëmë Tenerifen me rezultat 5:1, ndërsa më meritori në fitoren e gjashtë radhazi të skuadrës mbretërore ishte argjentinasi Iguain, autor i dy golave të parë.

Barcelona me mund të madh mposhti Malagën në “Kamp Nou” me rezultat 2:1. Mysafirët ishin shumë afër që të shkaktojnë befasi pasi nëntë minuta para përfundimit të takimit barazuan rezultatin me anë të Valdos. Por, tre minuta më vonë pas asistimit të Dani Alvesit, Mesi nga afërsia vendosi rezultatin përfundimtar.

Barçën në epërsi të parë e dërgoi Pedro në minutën e 69-të.

Fitore shumë të vlefshme në luftë për ekzistencë arriti Saragosa e cila në periferi të Madridit e mposhti Hetafen vendëse me rezultat 2:0. Autor i të dy golave për mysafirët ishte Suazo (3’ dhe 20’).

Rezultatet

Hetafe – Saragosa 0:2
Suazo 3, 20
Tenerife – Real Madrid 1:5
Ajoze 46 – Iguain 29, 41, Kaka 48, Ronaldo (pen.) 80, Raul 90
Barcelona – Mallaga 2:1
Pedro 69, Mesi 84 – Valdo 81

Të dielën me 28 shkurt takohen:

17.00 Sporting – Osasuna
17.00 Heres – Espanjol
17.00 Vilareal – Deportivo
17.00 Valadolid – Majorka
17.00 Rasing – Almeria
19.00 Sevila – Atletik Bilbao
21.00 Atletiko Madrid – Valencia

Tabela: Barcelona (një ndeshje më tepër) 61 pikë, Real Madridi (një ndeshje më tepër) 59, Valencia 46, Sevila 42, Deportivo 38, Majorka 37, Atletik Bilbao 36, Hetafe (një ndeshje më tepër) 32, Osasuna 30, Vilareal 29, Sporting Hihon 28, Mallaga (një ndeshje më tepër) 27 Atletiko Madrid 27, Almeria 26, Espanjoli 26, Rasingu 25, Saragoza (një ndeshje më tepër) 24, Valadolidi 20, Tenerife (një ndeshje më tepër) 20 dhe Herezi i fundit me 11 pikë.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *