Home / Lajme / Rajon / Meta: Të hapur për dialog, pa dalë mbi gjykatat

Meta: Të hapur për dialog, pa dalë mbi gjykatat

14 shkurt

Në takimet e kryediplomatit shqiptar me ministrin e Jashtëm, Zhbogar, kryetarin e Parlamentit dhe presidentin e Sllovenisë, Danilo Turk, dy cështjet më kryesore të diskutuara ishin mbështetja për integrimin europian të Shqipërisë dhe liberalizimi i vizave.

Gjatë vizitës në Slloveni për intensifikimin e marëdhënieve mes dy vendeve kryesisht në fushën ekonomike, zv.Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Ilir Meta ka komentuar situatën politike në vend. I pyetur nga gazetarët për zgjidhjen që do ti jepte fund krizës, Meta tha se qeveria ka qenë gjithnjë e hapur për mundësitë ndaj opozitës që ajo të kthehet në Parlament, por gjithnjë duke respektuar vendimin e gjykatave.

“Natyrisht ne na vjen keq që ka një bojkot të pajustifikuar të opozitës, ashtu sikurse kemi besim se kjo cështje do të zgjidhet për arsye se qeveria dhe mazhoranca kanë qenë dhe janë të hapura që të ofrojnë të gjitha mundësitë opozitës që të luajë rolin e saj në parlament, që të cojë përpara të gjithë pretendimet e saj . E vetmja gjë që ne nuk mund të bëjmë është të dalim mbi vendimin e gjykatave” theksoi Meta.

Numri dy i qeverisë i ka bërë apel liderit të opozitës të heqë dorë nga kërkesat, që sic tha ai rrezikojnë shkeljen e pavarësisë së gjykatave.
“Ne besojmë në një ndërgjegjësim më të madh të lidershpit të opozitës, sepse një shtet ku nuk respektohet pavarësia e gjykatave , nuk mund të quhet një shtet demokratik dhe aq më tepër një shtet i cili ecën seriozisht në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian. ” tha Meta.

Në takimet e kryediplomatit shqiptar me ministrin e Jashtëm, Zhbogar, kryetarin e Parlamentit dhe presidentin e Sllovenisë, Danilo Turk, dy cështjet më kryesore të diskutuara ishin mbështetja për integrimin europian të Shqipërisë dhe liberalizimi i vizave.

Një tjetër temë e bisedimeve ka qenë edhe bashkëpunimi ekonomik. Të dy palet janë angazhuar të nxisin sipërmarrësit sllovenë të investojnë në Shqipëri.
“Shqipëria ofron shanse të mëdha për investitorët sllovenë, pasi ajo i ka shpëtuar efekteve drastike të krizës globale ekonomike”, u shpreh Meta, gjatë një takimi me Presidentin e Sllovenisë, Danilo Turk.
Presidenti Turk gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët u shpreh se përkushtimi politik i Sllovenisë ndaj Shqipërisë do të mbetet i fortë dhe se ky përkushtim duhet të konkretizohet tashmë edhe në terma ekonomikë.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *