Home / Sport / Milani, gati plani B: Benzema në vend të Dzekos

Milani, gati plani B: Benzema në vend të Dzekos

Mediat italiane bëjnë të ditur se çmimi i lartë i sulmuesit të Volfsburgut, Edin Dzeko, i ka shtyrë kuqezinjtë të heqin dorë prej tij, duke hedhur sytë nga Karim Benzema.

Telenovela “Dzeko” prej kohësh ka zënë hapësira të mëdha në mediat italiane, të cilat prej kohësh janë duke ndjekur zhvillimet mbi të ardhmen e bomberit ballkanas të kampionëve të Bundesligës. Prej kohësh sulmuesi ka shprehur dëshirën për t’u veshur kuqezi, por klubet nuk arritën në një marrëveshje.

Gjatë merkatos së verës kuqezinjtë morën hollandezin Klas-Jan Huntelar, por ish-sulmuesi i Realit nuk po arrin të përshtatet në “San Siro”. Volfsburgu kërkon 40 milion euro për shërbimet e Dzekos, shifër e lartë për klubin nga Milano. Së fundi, raportohet se Reali i Madridit u ka ofruar kuqezinjve sulmuesin, Karim Benzema. “Mbretërit” mund të heqin dorë nga francezi për shumën e 25 milion eurove.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *