Home / Sport / Milani me sponsor të ri

Milani me sponsor të ri

Kuqezinjtë kanë nënshkruar një marrëveshje sponsorizimi prej 60 milion eurosh me Shiek Ahmed bin Saeed Al Maktoum, presidentin e kompanisë “Fly Emirates”, duke shtuar njëkohësisht spekulimet për shitjen e komplet skuadrës.

E përditshmja sportive italiane “Il Corriere dello Sport” raporton se Al Maktoum ka rënë dakord për t’i paguar klubit italian 15 milion euro në sezon deri në vitin 2014, duke u bërë sponzori kryesor i ekipit të Serisë A. Kësaj shume do t’u shtohen edhe përfitimet në rast suksesi në Ligën e Kampionëve.

Kjo lëvizje ka bërë që të lindin spekullime mbi një blerje të mundshme nga ana e sheikut arab të 40 për qind të aksioneve të kuqezinjve nga “Fininvest”, shoqëria që menaxhon financat e klubit nga Milano. Sipas mediave, këstin i parë prej 15 milion eurosh kuqezinjtë do ta vënë në dispozicion të Volfsburgut, për të marrë shërbimet e sulmuesit boshnjak, Edin Dzeko.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *