Home / Sport / Milani triumfon kundër Barit, i afrohet kreut

Milani triumfon kundër Barit, i afrohet kreut

Milani arriti të dalë triumfues mbrëmë në transfertën e Barit, duke fituar me rezultatin e pastër 2-0. Roma vazhdon të impresionojë në Serinë A, duke mposhtur këtë javë modestët e Katanias me rezultatin minimal 1-0.

Golat për milanezët u shënuan nga Borrielo (43’) dhe Pato (69’). Milani e nis takimin me një rast të shpërdoruar nga kapiteni Ambrozini, i cili godet jashtë portës. Bari pretendon për një penallti në minutën e 26-të, por gjyqtari nuk e gjykon të gabuar ndërhyrjen e Bonerës.

Në minutën e 39-të Borrielo nuk arrin dot të shfrytëzojë një rast të mirë për të shënuar. Vetëm pesë minuta më vonë Milani kalon në avantazh me një gol alla-Borrielo.

Në pjesën e dytë loja u bë akoma më interesante, ku fllimisht Bari provoi me anë të Baretos nga jashtë zone, por Abiati bën një pritje të mrekullueshme. Në minutën e 69-të Milani shënon edhe golin e dytë me anë të Patos.

Në minutat e fundit të takimit Bari humbet një penallti. Abiati tregohet i sigurte në katërkëndëshin e Milanit, duke neutralizuar ekzekutimin e Baretos.

Me këtë fitore Milani ngjitet në kuotën e 48 pikëve, por me një ndeshje më pak. Interi është i shkëputur me 7 pikë, ndërsa Roma e vendit të dytë ka 2 më shumë se Milani. Ndërkohe Bari pozicionohet në vendin e 11-të me 32 pikë.

Javën e ardhshme Milani do të presë modestët e Atalantës, ndërsa Bari do të luajë në transfertën e Katanias.

Ndërkohë Roma vazhdon të impresionojë në Serinë A, duke mposhtur këtë javë modestët e Katanias me rezultatin minimal 1-0.
Autori i golit të vetëm ishte Mirko Vucinic, i cili shënon në minutën e 18-të me kokë pas një krosimi nga këndi. Kjo është fitorja e shtatë radhazi për kryeqytetasit në kampionatin italian, duke iu afruar më shumë se kurrë kreut të klasifikimit, vetëm pesë pikë më pak se kampionët e Interit.

Kujtojmë që kryeqytetasit kanë korrur 12 fitore në 15 ndeshjet e fundit, ndërkohë që tre takimet e tjera kanë përfunduar në barazim.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *