Home / Lajme / Maqedoni / Milloshoski-Meta: Marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Shqipërisë të mira

Milloshoski-Meta: Marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Shqipërisë të mira

8 shkurt-
“Do të vazhdojmë ta ndërtojmë Maqedoninë si model të shoqërisë multietnike dhe demokratike në regjistrimin e ardhshëm të vitit të ardhshëm. Qytetarët e Shqipërisë do të mund ta shprehin përkatësinë e tyre kombëtare dhe fetare. Kjo do të jetë mundësi e mirë për maqedonasit të cilët jetojnë në Shqipëri si qytetarë të besueshëm ta shprehin përkatësinë e tyre kombëtare dhe të bëhen pjesë më e integruar e shoqërisë shqiptare”, deklaroi Milloshoski

Marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Shqipërisë janë të mira, por nevojitet të punohet në thellimin e sferës ekonomike, vlerësuan sot në konferencën për shtyp në Tiranë ministrat e punëve të jashtme Antonio Milloshoski dhe Ilir Meta. Kyçe janë, siç u theksua, projekti i Korridorit 8, si dhe përforcimi i marrëdhënieve bilaterale dhe tregtare, bashkëpunimi dhe këmbimi i përvojave në lidhje me proceset eurointegruese.

“Do të vazhdojmë ta ndërtojmë Maqedoninë si model të shoqërisë multietnike dhe demokratike në regjistrimin e ardhshëm të vitit të ardhshëm. Qytetarët e Shqipërisë do të mund ta shprehin përkatësinë e tyre kombëtare dhe fetare. Kjo do të jetë mundësi e mirë për maqedonasit të cilët jetojnë në Shqipëri si qytetarë të besueshëm ta shprehin përkatësinë e tyre kombëtare dhe të bëhen pjesë më e integruar e shoqërisë shqiptare”, deklaroi Milloshoski.

Paraprakisht, dy ministrat nënshkruajtën protokolle për bashkëpunim në mes dy ministrive dhe për bashkëpunim në me Drejtorisë për edukim diplomatik në kuadër të MPJ-së së Maqedonisë dhe Akademisë diplomatike në kuadër të MPJ-së së Republikës së Shqipërisë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *