Home / Lajme / Maqedoni / Ministrat Konjanovski dhe Jakupi ne Tenove dhe Forine

Ministrat Konjanovski dhe Jakupi ne Tenove dhe Forine

26 shkurt
“Këtu ka hyrë uji nëpër oborr dhe ka kapluar tërë fshatin ama kjo është tumbë këtu dhe atje është gropë dhe qëndrojmë gjithnjë në ujë”, u shpreh një banor tjetër.

urim Hasipi
Fshatrat e rajonit të Pollogut që shtrihen përgjatë lumit Vardar rrezikohen nga përmbytjet për shkak të rritjes së nivelit të lumit. Por, nga drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim thonë së në këtë rajon situata është stabile pasi me kohë janë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e vërshimeve.

Rajoni është vizituar edhe nga ministrat e mbrojtjes dhe të ambientit jetësor, Zoran Konjanovski dhe Nexhati Jakupi të cilët po ashtu premtuan ndihma në parandalimin e vërshimeve.

“Rreziku ka qenë shumë më i madh para tri ditësh vetëm se na erdhën pak në përkrahje sepse me siguri uji në fshat do ishte mbi një metër e gjysmë. Këtu gjithnjë do kemi probleme ne sepse niveli i Vardarit është më lartë se niveli i fshatit”, tha një banor.

“Këtu ka hyrë uji nëpër oborr dhe ka kapluar tërë fshatin ama kjo është tumbë këtu dhe atje është gropë dhe qëndrojmë gjithnjë në ujë”, u shpreh një banor tjetër.

“Situata me nivelin e lumenjve është absolutisht stabile, kjo që ishte në Forinë të Komunës së Gostivarit siç e shihni në anën e majtë një eskavator gjithnjë ka punuar por nëse paraqitet nevoja Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ka nënshkruar 20 kontrata me më shumë ndërmarrje për ndërtim dhe absolutisht mundë të kycim 50 apo 60 makinë për ndërhyrje eventuale”, deklaroi Shaban Saliu, drejtor i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim.

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *