Home / Lajme / Maqedoni / Ministrja Jankulloska dhe ambasadori Riker në promovim të trajnimit për resurse njerëzore në Idrizovë

Ministrja Jankulloska dhe ambasadori Riker në promovim të trajnimit për resurse njerëzore në Idrizovë

8 shkurt-
“Shpresoj se suksesi i MPB-së do të jetë shembull për ministritë e tjera në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë t’i shfrytëzojnë shërbimet nga ekspertët nga sfera e resurseve njerëzore të cilat do të kontribuojnë për depolitizimin e pozitës së administratës publike. Policia, e cila shërben për t’i mbrojtur qytetarët dhe ta mbrojnë ligjin, duhet ta dinë se edhe ata vetë janë të mbrojtur dhe avancimi i tyre në shërbim varet nga kryerja e detyrave”, theksoi Riker.

Ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska dhe ambasadori amerikan Filip Riker sot në Qendrën për trajnim të MPB-së në Idrizovë merr pjesë në promovimin e trajnimit për “Rëndësinë e resurseve njerëzore për organizimin e suksesshëm me kontroll” në organizim të Qeverisë së SHBA-së përmes Ambasadës amerikane në Maqedoni dhe Sektorin për drejtësi – Programin ndërkombëtar për ndihmë dhe trajnim gjatë kryerjes së hetimeve penale ICITAR.

Udhëheqja strategjike me resurset njerëzore, theksoi Jankulloska, është proces kompleks i cili është bazë për rregullim të suksesshëm policor dhe është parakusht i parë për punë të suksesshme të secilës organizatë.

“Imperativi ynë është krijimi i personelit profesionist, i cili do të ketë përparim në zhvillimin e vet në bazë të njohurive të veta, kapaciteteve dhe meritave. Përmes këtij modeli ofrohet liri më e madhe në vendimarrje, vetëinciativë dhe pavarësi, ndërsa me këtë presim edhe përmirësim të mëtutjeshëm të cilësisë në punën tonë”, tha ministrja Jankulloska.

Sipas saj, veçanërisht është me rëndësi të punësuarit në MPB ta pranojnë rëndësinë e strategjisë për udhëheqjen ne resurset njerëzore, pasi që kjo paraqet bazë për funksionimin e tyre, duke filluar nga dita e parë e punësimit pastaj trajnim, avancim në karrierë e deri tek pensionimi i tyre. Ajo potencoi se sipas gjendjes aktuale të MPB-së është evidente se janë arritur standardet esenciale dhe se në nivel ekzekutues ekziston efikasitet operativ i lakmueshëm.

Ambasadori Riker nënvizoi se trajnimet do të drejtohen nga arritja e standardeve të larta me udhëheqjen me resurset njerëzore.

“Shpresoj se suksesi i MPB-së do të jetë shembull për ministritë e tjera në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë t’i shfrytëzojnë shërbimet nga ekspertët nga sfera e resurseve njerëzore të cilat do të kontribuojnë për depolitizimin e pozitës së administratës publike. Policia, e cila shërben për t’i mbrojtur qytetarët dhe ta mbrojnë ligjin, duhet ta dinë se edhe ata vetë janë të mbrojtur dhe avancimi i tyre në shërbim varet nga kryerja e detyrave”, theksoi Riker.

Në kuadër të trajnimit të parë nga radha e trajnimeve të cilat do të pasojnë në periudhën e ardhshme të tridhjetë nëpunësve policorë nga njesitet e ndryshme të MPB-së trajnues amerikanë do t’ua japin përvojat e tyre dhe praktikën në sferën e resurseve njerëzore.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *