Home / Lajme / Maqedoni / Mlladenov: Bullgaria e mbështetë anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO

Mlladenov: Bullgaria e mbështetë anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO

22 shkurt
“Ne mbështesim integrimin e Maqedonisë në BE dhe NATO. Çështja se kur do të ndodhë kjo është diçka që varet nga maqedonasit. Ata duhet ta ecin rrugën e vet në negociatat ashtu siç ne duhej ta ecim rrugën tonë. Por, ata duhet të lirojnë vetveten nga dyshimi i vazhdueshëm se dikush në Bullgari ka qëllime të këqija ndaj tyre.

Maqedonasit duhet të lirohen nga të menduarit se Bullgaria ka diçka kundër tyre, sepse ne mbështesim integrimin e Maqedonisë në BE dhe NATO, ka deklaruar shefi i diplomacisë bullgare, Nikollaj Mlladenov, në një intervistë për gazetën “Standard”.

Në të njëjtën intervistë, Mlladenov e ka përmendur Maqedoninë si një nga prioritetet në punën e tij.

“Ne mbështesim integrimin e Maqedonisë në BE dhe NATO. Çështja se kur do të ndodhë kjo është diçka që varet nga maqedonasit. Ata duhet ta ecin rrugën e vet në negociatat ashtu siç ne duhej ta ecim rrugën tonë. Por, ata duhet të lirojnë vetveten nga dyshimi i vazhdueshëm se dikush në Bullgari ka qëllime të këqija ndaj tyre.

Prej njohjes së Republikës së Maqedonisë, Bullgaria bëri shumë për të ndihmuar, gjegjësisht politika jonë ishte mirësjellëse. Shpresoj se do të zbatohet në praktikë ajo që u komentua në Evropë – se nuk është mirë që një vend kandidat vazhdimisht të imponojë disponim kundër Bullgarisë. E kuptoj se ka shumë emocione. Së bashku, ne mund të bëjmë shumë më tepër sesa që mund të arrijmë vetë”, shprehet Mlladenovi në intervistën për gazetën “Standard”.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *