Home / Sport / Moto GP, frakture per Lorenzo-n, 4-6 jave pushim

Moto GP, frakture per Lorenzo-n, 4-6 jave pushim

Lajme te keqija per pilotin spanjoll te Yamaha-s, Jorge Lorenzo.

Ai ka pesuar nje frakture ne doren e djathte gjate nje gare Motocros ne Barcelone, duke iu nenshtruar menjehere nderhyrjes kirurgjikale. Mjeket i kane vendosur nje pllake titani per te ndikuar ne sherimin sa me te shpejte te dores dhe sipas parashikimeve, ai do mungoje 4-6 jave, duke humbur testet dimerore te Sepangut ne Malajzi.

Lorenzo u rrezua ne nje kthese me rreth 30 km/h duke pesuar nje frakture te grades se pare. Nderhyrja u krye ne “Capio Hospital General”. Lorenzo do rikthehet ne piste per testet e fundit ne Katar, ne prag te nisjes se kampionatit 2010.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *