Home / Sport / Mou sërish në “sulm”: Heshtja shkaktoi “Calciopolin”

Mou sërish në “sulm”: Heshtja shkaktoi “Calciopolin”

Në vend që t’i gëzohej suksesit të djeshëm ndaj Çelsit, Hoze Mourinjo ka goditur sërish… Ndoshta këtë herë më rëndë se të tjerat.

“Dëgjoj të thuhet nga dikush (Galiani, Abete…) që duhet të ulim tonet. Epo, në këtë mënyrë ju italianët ndërtuat një histori nga e cila mua si profesionist i futbollit dhe si person, më vjen shumë turp (duke nënkuptuar “Calciopolin” g.s)”, theksoi trajneri zikaltër në përfundim të takimit me Çelsin.

Dhe më tej shtoi: “Prandaj, mos bëni leksione, sepse ju italianët e keni në shtëpinë tuaj shembullin e keq”. Nuk ka rëndësi nëse vështrimi i tij kritik tashmë bëhet nga brenda, si pjesë e një sistemi të cilin po e jeton edhe vetë, sepse “unë jam i ndershëm dhe në Itali nuk do të ndryshoj”.

Në fund edhe batuta e radhës: “Nuk dua të flas për kampionatin, sepse sapo më thanë që Milanit nuk i dhanë një penallti kundër me Fiorentinën dhe nëse flas, mund të më dënojnë edhe 3-4 javë të tjera. Por tani duhet trë ulim tonet, të mos flasim për asgjë e të bëjmë si struci: të futim kokën në rërë”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *