Home / Sport / Mourinjo-De Laurentis, “shkëndija” pas ndeshjes

Mourinjo-De Laurentis, “shkëndija” pas ndeshjes

Në përfundim të ndeshjes midis Napolit dhe Interit (0-0), trajnrei zikaltër dhe presidenti napolitan kanë shkëmbyer replika me njëri-tjetrin.

Fjalë të Aurelio De Laurentis për trajnerin portugez: “Nuk do ta doja kurrë si trajner në skuadrën time. Do të ishte i fundit në listën e preferencave të mia”. Kundërpërgjigja e Hoze Mourinjos: “Ky zotëria i vogël që flet kaq shumë nëpër televizione, që i duket se futbolli në Itali është Hollivud (por që në fakt është futboll), harron që sot (dje g.s) ka përfituar”.

Më pas “I veçanti” dha mendimin e tij në lidhje me sfidën e “San Paols”: “Nuk e di nëse rezultati ishte i drejtë. Ata luajtën më mirë në pjesën e parë, ne në të dytën. Ishte një ndeshje e vështirë dhe rezultati duhet pranuar”. Ai ka rezerva edhe për gjykimin: “Më thanë që nuk na dhanë një penallti, e cila ishte njëlloj me atë që ishte kundër nesh në Bari”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *