Home / Sport / “Mourinjo, mbylle gojën!”

“Mourinjo, mbylle gojën!”

“Mbylle gojën, para se të jetë shumë vonë!” Me këto fjalë administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galiani, ndez “betejën” e polemikave me trajnerin zikaltër.

Trajneri portugez e pa skuadrën e tij të vuajë ndaj Sampdorias të shtunën, pasi për një orë ishte e detyruar të luajë me dy futbollistë më pak në fushën e lojës. Ai polemizoi me gjyqtartë dhe në fund të takimit bëri një gjest, duke kryqëzuar duart sikur është i prangosur.

Menjëherë pas ndeshjes Hoze Mourinjo e ka urdhëruar ekipin të mos prononcohet për mediat. Por kjo nuk i ka ardhur për shtat Adriano Galianit, që sulmon trajnerin portugez të Interit. “Ne kurrë nuk kemi bërë thirrje për heshtje mediatike, pa marrë parasysh ato që shkruan shtypi për ne”, u shpreh numri dy i klubit kuqezi.

Më tej ai shtoi: ”Kjo nuk lejohet në sportet profesioniste në SHBA apo në Ligën e Kampionëve. Pastaj, boll me ato gjeste! Ato nxisin dhunë dhe tani është koha që Mourinjo ta mbyllë gojën, para se të jetë shumë vonë”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *