Home / Lajme / Maqedoni / MPB-ja ka ndërprerë kanal ndërkombëtar për kontrabandë të kokainës nga amerikan Jugore për në Evropë

MPB-ja ka ndërprerë kanal ndërkombëtar për kontrabandë të kokainës nga amerikan Jugore për në Evropë

14 shkurt
Siç tha në konferencën e sotme për shtyp drejtori i Byrosë për siguri publike Lupço Todorovski, bëhet fjalë për personat B.V. (44) dhe M.P. (39). I pari është në arrati dhe atij në mungesë iu shqiptua masë paraburgimi prej 30 ditëve, ndërsa e dyta, pasi është paraburgosur në një kafene të Shkupit, së bashku me dëshmitë është dërguar para gjykatësit hetues.

Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me shërbimet policore gjermane ka shkatërruar një kanal ndërkombëtar për kontrabandë të kokainës nga Amerika Jugore drejt Evropës dhe ka konfiskuar dy kilogramë kokainë, të dedikuar për shitje me pakicë në Maqedoni.

Me këtë rast kundër dy personave nga Shkupi janë ngritur padi penale për kontrabandë me narkotikë. Njëri prej tyre e ka furnizuar drogën nga Lima, Peru dhe si dërgesë postale me ngjyrë për porcelan e ka dërguar përmes Gjermanisë në Maqedoni. Personi i dytë duhej në Maqedoni ta marrë drogën.

Siç tha në konferencën e sotme për shtyp drejtori i Byrosë për siguri publike Lupço Todorovski, bëhet fjalë për personat B.V. (44) dhe M.P. (39). I pari është në arrati dhe atij në mungesë iu shqiptua masë paraburgimi prej 30 ditëve, ndërsa e dyta, pasi është paraburgosur në një kafene të Shkupit, së bashku me dëshmitë është dërguar para gjykatësit hetues.

Todorovski potencoi se pas paraburgimit të M.P., është kryer bastisje në shtëpinë e saj familjare, si dhe në banesën, të cilën e ka adaptuar si butik. Aty është gjetur sasi e madhe e veshjeve të brenduara, për të cilat M.P. nuk ka pasur dokumentacion për prejardhjen e tyre, për çka do t’i parashtrohet padi shtesë. Janë konfiskuar numër i madh i qyrqeve, shumë pallto, jakna nga lëkura, veshmbathje, këpucë… të brendit Versaçe, Armani, Dollçe&Gabana. Vlerën e mallit të konfiskuar policia e vlerëson në disa qindra mijë euro.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *