Home / Lajme / Maqedoni / MPB shtyn afatin për pasaportat në gjuhën shqipe

MPB shtyn afatin për pasaportat në gjuhën shqipe

3 shkurt-
“Para së gjithash duhet të kemi parasysh se bëhet fjalë për interes të madh të qytetarëve për t’u pajisur me pasaporta biometrike dhe ndonjëherë nevojitet pak më tepër durim dhe ndër të tjera nuk ka nevojë të parashtrohet një pyetje e tillë sepse ne tani më e kemi bërë kontratën për marrjen e pasaportave dhe besoj se gjatë këtij muaji problemi në fjalë do të zgjidhet”, tha Gordana Jankullovska, ministre e Punëve të Brendshme.

Shtyhet edhe për 1 muaj afati për pasaportat në gjuhën shqipe. Kështu deklaroi ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska, e cila theksoi se qytetarët shqiptarë do të mund të aplikojnë për pasaporta në dy gjuhë, nga fillimi i muajit të ardhshëm.

Me këtë deklaratë Jankullovska përgënjeshtroi zëvendësin e saj, Xhevat Buçi se deri në fund të Janarit kjo çështje do të mbyllet.

“Ne kemi bisedime me kompaninë që na furnizon me pasaporta, dhe ne konfirmuam një dinamikë të caktuar dhe unë besoj se ata do t’i përmbahen dinamikës së kontraktuar.

Dhe para së gjithash duhet të kemi parasysh se bëhet fjalë për interes të madh të qytetarëve për t’u pajisur me pasaporta biometrike dhe ndonjëherë nevojitet pak më tepër durim dhe ndër të tjera nuk ka nevojë të parashtrohet një pyetje e tillë sepse ne tani më e kemi bërë kontratën për marrjen e pasaportave dhe besoj se gjatë këtij muaji problemi në fjalë do të zgjidhet”, tha Gordana Jankullovska, ministre e Punëve të Brendshme.

Jo zyrtarisht nga MPB-ja thanë se deri në fund të muajit ka gjasa që të arrijnë vetëm 5 mijë pasaporta, kurse kontingjenti i rregullt nuk parashikohet të arrijë as para muajit prill. Deri atëherë zgjidhje e vetme për qytetarët shqiptarë mbetet aplikimi vetëm për pasaporta në gjuhën maqedonase.Alsat-m

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *