Home / Sport / Napoli- Inter mbyllet paqësisht, 0-0

Napoli- Inter mbyllet paqësisht, 0-0

Interi nuk merr më shumë se 1 pikë nga transferta e vështirë e Napolit në javën e 24 të kampionatit italian, duke rihapur edhe një herë llogaritë për titullin kampion.

Ndeshja pati shumë emocione dhe raste për gol, por asnjëra nga ekipet nuk ia doli ta dërgonte topin në rrjetë. Kjo falë edhe shtyllave të goditura nga Hamshik dhe Muntari, si dhe formës së mirë të portierëve Hulio Sezar dhe De Sanktis.

Me këtë barazim zikaltrit ngjiten në kuotën e 54 pikëve, 7 më shumë se Roma dhe 9 më shumë se Milani, i cili ka një ndeshje më pak.

Napoli – Inter 0-0

Napoli (3-4-1-2): De Sanctis; Campagnaro, Cannavaro, Grava; Zuniga (36′ pd Cigarini), Pazienza, Gargano, Aronica; Hamsik; Quagliarella, Denis. (Iezzo, Rullo, Dossena, Hoffer, Bogliacino, Rinaudo). tr: Mazzarri.

Inter (4-3-1-2): Julio Cesar; Maicon, Lucio, Samuel, Santon; Zanetti, Cambiasso, Muntari (1’pd Mariga); Sneijder; Pandev (26′ pd Eto’o), Milito. (Toldo, Cordoba, Quaresma, Thiago Motta, Krhin.) tr: Mourinho.

kartona të verdhë: Pazienza, Zuniga, Gargano, Maicon, Muntari, Sneijder

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *