Home / Sport / Ndrroi jetë aktivisti i futbollit Uran Umeri

Ndrroi jetë aktivisti i futbollit Uran Umeri

5 shkurt-
Varrimi i të ndjerit Uran Umeri do të bëhet nesër në orën 12.00 në varrezat e Tetovës, ndërsa do të bëhet nga ESKI xhamia që gjendet në afërsi të qendrës së qytetit në Tetovë.

Sot në Tetovë pas një sëmundje të rëndë në moshën 54 vjeçare ndrroi jetë, pofesori i Edukatës Fizike, Uran Umeri
Vdekja, të ndjerin Uran Umeri e ka gjetur në postin e profesorit të lëndës së Edukatës fizike pranë shkollës së mesme të Mjekësisë në Tetovë dhe ndihmës i seleksionuesit të Reprezentacionit të Maqedonisë në kategoritë U-21.

Uran Umeri ka të kryer Fakultetin e Kulturës Fizike në Beograd, poashtu ka kryer shkollën e lartë për trajner të futbollit gjithashtu në Beograd, ndërsa ka qenë edhe seleksionues i reprezentacionit të Maqedonisë U-15 dhe ndihëms i seleksionuesit të repreznetcionit më të mirë të Maqedonisë në kohën e Sreqko Katanecit. Ishte trajner i parë në ekipin e Shkëndijës në vitin 1997 dhe në vitin 2008 si dhe trajner i skuadrës Drita nga Bogovina në kampionatin 2001/02 në ligën e dytë republikane. Uran Umeri është trajneri i parë shqiptar që ka marrë Pro licencë për trajner të futbollit .

Varrimi i të ndjerit Uran Umeri do të bëhet nesër në orën 12.00 në varrezat e Tetovës, ndërsa do të bëhet nga ESKI xhamia që gjendet në afërsi të qendrës së qytetit në Tetovë.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *