Home / Lajme / Maqedoni / Ne sheshin e Shkupit Kishe po, Xhami jo

Ne sheshin e Shkupit Kishe po, Xhami jo

4 shkurt-
Ndërsa në asnjë nga materialet e prezantuara nuk ishte pasqyruar Burmali Xhamia, gurthemelet e së cilës gjenden në afërsi të sheshit të Shkupit. Ndërtimi i kishës ishte paraparë edhe me ndryshimet e fundit të planit urbanistik të kësaj komune, që ishte miratuar nga shumica e këshilltarëve komunal.

Komuna Qendër e Shkupit përfundimisht ka vendosur ndërtimin e kishës ortodokse në sheshin e Shkupit, ndërsa në planin e saj nuk është përfshirë ndërtimi i xhamisë.

Kjo është përfshirë edhe në projektin e prezantuar të kësaj komune “Projekti Shkupi 2014”, ku në videoprezantimet pasqyrohet Kisha e cila do të mbajë emrin “Shën Konstantini dhe Elena”, .

Ndërsa në asnjë nga materialet e prezantuara nuk ishte pasqyruar Burmali Xhamia, gurthemelet e së cilës gjenden në afërsi të sheshit të Shkupit. Ndërtimi i kishës ishte paraparë edhe me ndryshimet e fundit të planit urbanistik të kësaj komune, që ishte miratuar nga shumica e këshilltarëve komunal. Prezantimi i sotëm pasqyroi sërish vendosmërinë për ndërtimin e kësaj kishe, e cila do të realizohet nën patronazhin e Kishës Ortodokse Maqedonase (KOM), pas nismës së bërë kohë më parë nga Qeveria e Maqedonisë.

Videoprezentimi i komunës shfaqi edhe vendosjen e përmendoreve duke filluar nga përmendorja e Aleksandrit të Madh dhe bustet e personaliteteve historike maqedonase

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *