Home / Lajme / Maqedoni / Nëse jeni maqedonas pse flitni gjuhë sllave?

Nëse jeni maqedonas pse flitni gjuhë sllave?

19 shkurt-
“Maqedonasit nuk kanë qenë sllavë”, ka shtuar Shacimarkakis, duke e vlerësuar si të gabueshëm tentimin e Gruevskit dhe Qeverisë së tij për antikuizim të Maqedonisë, shtojnë të njëjtat burime. Këto informacione nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga përfaqësuesit e Qeverisë.

“Nëse jeni maqedonas, pse flisni gjuhë sllave?”, ka qenë pyetja të cilën eurodeputeti gjerman me prejardhje greke Jorgo Shacimarkakis, ia ka parashtruar kryeministrit Nikolla Gruevski, gjatë takimit të realizuar të enjten në Qeveri, njoftojnë burime qeveritare të cilat dëshirojnë të mbeten anonime.

“Maqedonasit nuk kanë qenë sllavë”, ka shtuar Shacimarkakis, duke e vlerësuar si të gabueshëm tentimin e Gruevskit dhe Qeverisë së tij për antikuizim të Maqedonisë, shtojnë të njëjtat burime. Këto informacione nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga përfaqësuesit e Qeverisë.

Gruevski është vënë në siklet nga pyetja e këtillë të Shacimarkakisit, kurse atmosferën e ka relaksuar eurodeputeti Zoran Taler, i cili poashtu ka marrë pjesë në takim, duke hapur temë tjetër. Prandaj ka mbetur e paqartë nëse pyetjet e Shacimarkakisit kanë qenë serioze apo vetëm shaka.

Ndërkaq në pres konferencën e mbajtur pas takimit Shacimarkakis deklaroi se prej kryeministrit Gruevski kanë marrë premtime për frymë të re në negociatat për çështjen e emrit, kurse eurodeputeti Taler tha se çështja e emrit tashmë nuk është vetëm çështje bilaterale, por çështje e cila po tangon stabilitetin e rajonit

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *