Home / Lajme / Maqedoni / Nimic: Kjo është koha e vërtetë për zgjidhjen e çështjes për emrin

Nimic: Kjo është koha e vërtetë për zgjidhjen e çështjes për emrin

24 shkurt
“Me kalimin e viteve dolën edhe çështje tjera, por mendoj se këto janë çështje të cilat mund të konsiderohen si krahasuese në raport me çështjen e emrit”, tha ndërmjetësuesi në bisedimet midis Maqedonisë dhe Greqisë për emrin Nimic Metju, i cili pas Shkupit më 26 shkurt do ta vizitojë edhe Athinën.

Kjo është koha e duhur që të zgjidhet çështja e emrit, theksoi ndërmjetësuesi në bisedimet midis Maqedonisë dhe Greqisë për emrin Metju Nimic, pas takimit të sotëm me kreun shtetëror.

Nimici përsëriti se në Shkup nuk ka sjellur dokument të shkruar e as plan.

“Siç dini në vitet e kaluara dhashë shumë propozime, nga të cilat shumë akoma janë në tryezë dhe ishin temë e bisedimeve dhe do të mundej të ishin pjesë e vendimit. Disa pjesë nga vendimi janë të njohura mirë, por megjithatë”, nënvizoi Nimic, ende nuk ka një zgjidhje të tërësishme.

Shumë qasje serioze dhe konstruktive nga kreu shtetëror i Maqedonisë për këtë çështje nga rëndësia kombëtare, e cila ka komplikime edhe në rajon edhe në Evropë, vlerësoi ndërmjetësuesi në bisedimet midis Maqedonisë dhe Greqisë pas qëndrimit dyditor në Maqedoni dhe takimet me kreun shtetëror.

“Pata bisedime intensive për çështjen e emrit. Pash një ndjenjë mjaft të fuqishme dhe dëshirë që të zgjidhet problemi. Shpresoj se në bazë të bisedimeve këtu dhe në Athinë do ta intesifikojmë procesin i cili ishte argëtues në muajt e fundit dhe të shohim nëse ka gjasa për zgjidhjen e çështjes për emrin e cila po zgjat shumë gjatë në axhendën ndërkombëtare”, tha Nimic.

Duke iu përgjigjur pytetjes së gazetarëve nëse ka kornizë kohore për zgjidhjen e emrit duke pasur parasysh afatet të cilat po përmenden nga bashkësia ndërkombëtare, Nimici decid se kjo është koha e vërtetë që të zgjidhet çështja. Sipas tij, vendimi duhet të vijë sa më shpejtë që është e mundur, për arsye se, siç tha, qeveritë e të dy vendeve janë serioze dhe në mundësi që ta zgjidhin këtë çështje, ndërsa bashkësia ndërkombëtare shpreson se do të arrihet deri te zgjidhja.

Duke marrë parasysh, theksoi ndërmjetësuesi, pozicionet janë të ndryshme dhe janë të nevojshme përpjekje nga të dyja palët që të arrihet deri te pozicioni i përbashkët. “Do të shoh se si është situata në Athinë dhe do të shikojmë se çka më tutje”, shtoi Nimic.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse po bisedohet edhe për identitetin krahas emrit, Nimic potencoi se sipas tij çëshjta e emrit është kyçe në shtet, që rrjedh nga rezolutat e KB-së dhe marrëveshja e përkohshme.

“Me kalimin e viteve dolën edhe çështje tjera, por mendoj se këto janë çështje të cilat mund të konsiderohen si krahasuese në raport me çështjen e emrit”, tha ndërmjetësuesi në bisedimet midis Maqedonisë dhe Greqisë për emrin Nimic Metju, i cili pas Shkupit më 26 shkurt do ta vizitojë edhe Athinën.

Ndërmjetësuesi i KB-së për herë të fundit i vizitoi Shkupin dhe Athinën në korrik të vitit të kaluar, me ç’rast përkohësisht i ngriu bisedimet për shkak të zgjedhjeve në Greqi. Edhe pse paralajmëroi vazhdim të tyre dhe dinamizim menjëherë pas formimit të Qeverisë së re greke, gjatë muajve të kaluar nuk kishte kurrfarë aktivitete publike. Zyra e tij disa herë informoi se ai ndaras ka komunikuar me secilën palë, por do t’i ftonte edhe në takim të përbashkët “nëse dhe kur do të besojë, ose kur të dyja palët do të besojnë, se ajo do të ishte e dobishme”.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *