Home / Lajme / Rajon / Nis takimi i shumëpritur Berisha-Rama

Nis takimi i shumëpritur Berisha-Rama

13 shkurt
Tryeza do të mbahet në përpjekje për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën e krijuar nga bojkoti parlamentar i PS-së dhe në zbatim të rezolutës për Shqipërinë të miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës. Ajo u mirëprit dhe u përshëndet nga të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë të akredituar në Tiranë, të cilët u kanë bërë apel forcave politike të angazhohen për kapërcimin e krizës dhe të marrin parasysh gjithë pasojat që sjell ngërçi politik për interesat kombëtare.

Tryeza politike, e thirrur nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, për zgjidhjen e krizës së krijuar nga bojkoti parlamentar i PS-së, do të mbahet sot në mjediset e Presidencës.

Në këtë tryezë, e cila do të mbahet pa praninë e mediave, marrin pjesë drejtuesit e dy forcave kryesore politike në vend, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njëkohësisht kryeministër, dhe kryetari i Partisë Socialiste të opozitës, Edi Rama.

Tryeza do të mbahet në përpjekje për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën e krijuar nga bojkoti parlamentar i PS-së dhe në zbatim të rezolutës për Shqipërinë të miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës. Ajo u mirëprit dhe u përshëndet nga të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë të akredituar në Tiranë, të cilët u kanë bërë apel forcave politike të angazhohen për kapërcimin e krizës dhe të marrin parasysh gjithë pasojat që sjell ngërçi politik për interesat kombëtare.

Në deklaratat e tyre i jepet mbështetje rolit të presidentit Topi në bisedimet mes të dyja palëve, në interes të perspektivës evropiane të vendit.

Partia Socialiste ka bojkotuar punimet e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit të vitit të kaluar, sipas një vendimi politik që kushtëzon pjesëmarrjen e 64 deputetëve socialistë në këtë institucion legjislativ me hetimin e zgjedhjeve dhe hapjen e kutive në disa zona.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *