Home / Lajme / Maqedoni / Nuk shqetësohen nga ulja e akcizave

Nuk shqetësohen nga ulja e akcizave

2 shkurt
“Nuk do të them që do të kemi humbje ashtu siç pohohet.Ulja e tatimit të akcizave do të ndikojë në uljen e çmimit të veturave të reja.Andaj njerëzit do të përcaktohen që të blejnë vetura të reja dhe jo të vjetra të sjellura nga jashtë”, thotë Blerim Pajaziti nga auto salloni Beva Auto në Tetovë

urim Hasipi
Autosalonet në Tetovë nuk janë të brengosur nëse ulen akcizat e veturave të cilët do të sillen nga jashtë.

Ata konfirmojnë se në atë rast do të ulen akcizat edhe të veturave të reja.Ata janë të bindur se ulja e akcizave që do të ndikonte në uljen e çmimit të veturave të reja dhe në atë rast personat do të blenin vetura të re dhe jo të përdorur.

Në auto salonin Auto CEm, theksojnë se ulja e akcizave nuk ndikon negativisht tek ata.

”Nuk besoj se do të kemi humbje përkundrazi mund të kemi më shumë shitje sepse me vetë faktin që ulen çmimet e akcizave atëherë do të ulet edhe çmimi I veturave të reja.

Mendoj se njerëzit do të përcaktohen që të blejnë vetura të reja dhe jo të përdorura”, tha Shenoll Zeqiri, nga Auto Cem.Edhe tek autosaloni Beva Auto në Tetovë pohojnë të njejtën gjë,Sjellja e veturave të vjetra deri më 16 vjet, nuk do të ketë efekt negativ për auto sallonet .

“Nuk do të them që do të kemi humbje ashtu siç pohohet.Ulja e tatimit të akcizave do të ndikojë në uljen e çmimit të veturave të reja.
Andaj njerëzit do të përcaktohen që të blejnë vetura të reja dhe jo të vjetra të sjellura nga jashtë”, thotë Blerim Pajaziti nga auto salloni Beva Auto në Tetovë.

Gjatë kësaj jave pritet qeveria e Maqedonisë do të vendos për heqjen ose jo të akcizave për importin e veturave të vjetra.

Qeveria ka njoftuar se vendimi përfundimtar për importin e veturave të vjetra do të miratohet gjatë kësaj jave, mirëpo pritet të përcaktohet edhe shkalla e akcizave.

Shkalla e akcizës llogaritet në bazë të fuqisë së motorit të veturave, ndërsa propozimi që po shqyrtohet nga Ministria e Ekonomisë dhe ajo e Financave është që llogaritja të bëhet sipas vjetërsisë së veturave apo vlerës së saj.

Maqedonia konsiderohet si një nga vendet me vetura më të vjetra në Ballkanin Perëndimor. Nga 300 mijë vetura të regjistruara, një e treta e tyre janë më të vjetra se 20 vite.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *