Home / Lajme / Maqedoni / Osmani:Busti i Xhemë Gostivarit marketing politik

Osmani:Busti i Xhemë Gostivarit marketing politik

11 shkurt
Sipas tij, për ta vlerësuar ndryshe, kjo nismë së pari duhet të dorëzohet në Parlamentin e Maqedonisë. Ai tha nevojiten ndryshime ligjore me të cilat komuna do t`i fitonte ingerencat për vendimmarrje.

Nga DR thonë se z.Rufi Osmani ose nuk e njeh ligjin në fjalë ose dëshiron të hedhë përgjegjësinë diku tjetër

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Rufi Osmani të enjten deklaroi se nisma e Demokracisë së Re (DR) për vendosjen e përmendores së Xhemë Hasës në qendër të Gostivarit është marketing politik dhe asgjë më tepër.

Sipas tij, për ta vlerësuar ndryshe, kjo nismë së pari duhet të dorëzohet në Parlamentin e Maqedonisë. Ai tha nevojiten ndryshime ligjore me të cilat komuna do t`i fitonte ingerencat për vendimmarrje.

Nga DR thonë se z.Rufi Osmani ose nuk e njeh ligjin në fjalë ose dëshiron të hedhë përgjegjësinë diku tjetër.

“Në kërkesën tonë, ne i kemi theksuar qartë nenet në cilin ligj duhet të thirret. Më e pakta që mund të bëjë është që të na thirrë neve që tia sqarojmë këtë procedurë ose le të konsultohet me kolegët e tij kryetarët e komunave të tjera dhe do ta ketë të qartë se ne jemi drejtuar në vendin që është kompetent në bazë të ligjit.

Me këtë normativë ligjore në Strugë u vendos përmendorja e Ibrahim Temos, në Dibër Josif Bageri, në Tetovë Naim Frashëri, në Shkup Skenderbeu dhe Nënë Tereza, Filipi II në Manastir, Aleksandri i Madh në Prilep etj”, thuhet në reagimin e DR-së.

Demokracia e Re në Gostivar ka dorëzuar nismën pranë komunës së Gostivarit për ngritjen e bustit të patriotit legjendar, Xhemë Hasa Kjo nismë i është dorëzuar autoriteteve komunale, të cilët kanë theksuar se kjo nismë do të merret në shqyrtim. (INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *