Home / Lajme / Maqedoni / Pacientja me probleme të rëndë shëndetësore në zemër lindi me sukses në klinikën e gjinekologjisë

Pacientja me probleme të rëndë shëndetësore në zemër lindi me sukses në klinikën e gjinekologjisë

15 shkurt
Të shtunën kishim një rast shumë të komplikuar që e zgjidhëm me sukses me ndërmjetësimin e Ministrisë të Shëndetësisë. Ekipet nga “Filipi i Dytë” tërësisht na ndihmuan dhe pacientja si edhe foshnja, momentalisht ndjehen mirë, tha në pres-konferencën e sotme drejtori i spitalit gjinekologjik të Shkupit, Sasha Jovçevski.

Urim Hasipi
Një paciente nga Kosova e lindur në vitin 1981 me problem të rëndë shëndetësor në zemër uikendin lindi në Klinikën e Gjinekologjisë në Shkup, edhe përkundër paralajmërimeve nga shumë qendra mjekësore se nuk mund të mbetet shtatëzanë, për shkak të rrezikut për shëndetin e saj dhe të bebes.

Pacientja në muajin e tetë të shtatëzanisë lindi një djalë të shëndetshëm, me peshë 900 gram, i cili është jashtë rrezikut të jetës. Menjëherë pas lindjes, e cila u bë me operacion, ajo është transferuar në trajtim intensiv në qendrën kardiokirurgjikale “Filipi i Dytë” në Shkup.

“Të shtunën kishim një rast shumë të komplikuar që e zgjidhëm me sukses me ndërmjetësimin e Ministrisë të Shëndetësisë. Ekipet nga “Filipi i Dytë” tërësisht na ndihmuan dhe pacientja si edhe foshnja, momentalisht ndjehen mirë, tha në pres-konferencën e sotme drejtori i spitalit gjinekologjik të Shkupit, Sasha Jovçevski.

Drejtori i “Filipit të dytë”, doktor Zhan Mitrev theksoi se pacientja si fëmijë ësht bërë operacion nga zemra në Angli dhe shtatëzania e saj ka qenë me rrezik shumë të madh.

“Pacientja erdhi te ne muajin e gjashtë të shtatëzanisë dhe që atëherë filluam që ta llogaritim si paciente me sëmundje të rëndë në zemër, të kombinuar me shtatëzani, e cila plotësisht e vështirësonte situatën. Vazhdimisht e kemi ndjekur gjendjen e saj dhe pasi që është afruar data e linjes e kemi dërguar në Klinikën e gjinekologjisë, ku u kthye te ne në kujdes intensiv dhe do të mbetet këtu deri sa të shërohet plotësisht”, shtoi doktor Mitrev.

Pacientja është refuzuar nga shumë qendra mjekësore ku ka kërkuar ndihmë, në vendlindjen e saj dhe jashtë saj, për shkak të komplikacioneve të mundshme dhe vdekjes, sepse raste të tilla janë shumë të rrala dhe te këto raste asnjëherë nuk rekomandohet shtatëzani.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *