Home / Lajme / Maqedoni / Partitë shqiptare kundër projektit Shkupi 2014

Partitë shqiptare kundër projektit Shkupi 2014

Kryetari I PDSH-së Menduh Thaçi, ka deklaruar se pas Prillit të 2010 këta projekte nuk do të funskionojnë.” Shumë qesharake dhe gati tragjiko-komike.Shkupi rrezikohet në 2010 që ata qytetarë të ngelin pa bukë, pa punë pa perspektivë, vendi në prill do të përfshihet nga një krizë e thellë ekonomike.Këtao dallavere e marketingjeve dhe paradave nuk do të funksionojnë pas prillit dhe për këtë fajin do ta ketë kjo qeveri ndërsa më vështirë do ta kenë qytetarët dhe qeveria e ardhshme ku sigurisht se kryeministri actual nuk do të bën pjesë”, tha Thaçi.

Urim Hasipi
Tetovë, -Bashkimi Demokratik për Integrim do të përkrah nismën nëse Bashkësia Fetare Islame në Maqedoni parashtron kërkesë në komunën e Shkupit, që të ndërtohet Burmali Xhamia.

Ndërsa, Partia Demokratike Shqiptare është e mendimit se projekti Shkupi 2014 është një projekt famoz I cili nuk do të mund të realizohet.Sekretari gjeneral I BDI-së Abdilaqim Ademi, në pyetjen e gazetarëve, tha se duhet të kihet kujdes kur promovohen projekte të ndryshme që të mos acarohen marrëdhëniet mes komuniteteve.

”Të gjitha projektet që promovohen në Maqedoni dhe të gjitha projektet që do promovohen në të ardhmen duhet të jenë projekte që do ndihmojnë në integrimin e brendëshëm të të gjitha bashkësive etnike , do reflektojnë kulturën dhe historinë e të gjithëve në Maqeoni, duhet të jenë gjithashtu projekte që do ta ndihmojnë Maqedoninë në integrimet euroatlantike dhe nuk duhet të jenë projekte që do të provokojnë fqinjët tanë, kështu që BDI mendon që tgjitha këto projekte do duhet të jenë affirmative në radhë të parë dhe mos krijojnë acarime mes komuniteteve që jetojnë këtu”, tha Ademi.

Ai ka përsëritur qëndrimin se kompetente për të kërkuar ndërtimin e Burmali Xhamisë është BFIM, si institucion që përfaqëson muslimanët këtu në maqedoni “Ngelemi me shpresë se BFI do bëj kërkesë deri tek komuna qendër që të fut në plan edhe ndërtimin e Burmali Xhamisë, sigurisht që në gjithnjë kemi thënë që nëse ndërtohet kishë do duhet të ndërtohet edhe Burmali Xhamia.

Unë mendoj që ne bëjmë gabim të madh kur themi pjesa shqiptare dhe pjesa maqedone e Shkupit, aty nuk ka pjesë shqiptare dhe nuk ka pjesë maqedone, Shkupi është I të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe nuk mund të ndahet në pjesë e cila iu takon maqedonasve.

Çdo pjesë e Maqedonisë jo vetëm e Shkpuit, ne jemi qytetarë të barabartë dhe çdo pjesë e maqedonisë për ne ka të njëjtën rëndësi”, tha Ademi, në insistimin e gazetarëve për projektin e prezantuar nga komuna qendër, se si do të dukej Shkupi në 2014, ku nuk është paraparë Burmali Xhamia.

Kryetari I PDSH-së Menduh Thaçi, ka deklaruar se pas Prillit të 2010 këta projekte nuk do të funskionojnë.

” Shumë qesharake dhe gati tragjiko-komike.Shkupi rrezikohet në 2010 që ata qytetarë të ngelin pa bukë, pa punë pa perspektivë, vendi në prill do të përfshihet nga një krizë e thellë ekonomike.

Këtao dallavere e marketingjeve dhe paradave nuk do të funksionojnë pas prillit dhe për këtë fajin do ta ketë kjo qeveri ndërsa më vështirë do ta kenë qytetarët dhe qeveria e ardhshme ku sigurisht se kryeministri actual nuk do të bën pjesë”, tha Thaçi.

PDSh nuk kthehet ne kuvend

PDSH nuk do të kthehet në parlament edhe pse kryetari I kuvendit Trajko Veljanovski, tha se ka kontakte me koordinatorin e grupit parlamentar Imer Aliu dhe bëri apel që ata të kthehen në kuvend.Lideri I kësaj partie thotë se problem qëndron tek kryeministri.

“Unë kam mirëkuptim për taktikat e kryetarit të parlamentit.Dua ti përgjigjem se bojkoti I PDSH-së nuk është çështje teknike.Bojkoti I PDSH-së është çështje politike dhe etnike.

Qasjet më serioze të këtij bojkoti duhet ti ketë parasysh kryeministri I cili është përgjegjës për përjashtimin e kësaj partie drejt procesit të integrimit.

Nuk e kemi ndërmend të kthehemi në parlament, më së paku na bëjnë përshtyptje kërcënimet që na vijnë se do të na marrin mandatet në aspektin administrativ, mandato jonë është I popullit shqiptar dhe neve nuk nab ëhet vonë aspak për këto taktika.

Nuk do të kthehemi në parlament pa u përmbushur kushtet”, deklaroi numri një I PDSH-së Menduh Thaçi, gjatë një takimi me gazetareë kur edhe bëri publike kalimin e ish Degës së DR në qytetin e Kumanovës, degë e cila ju bashkangjit PDSH-së.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *