Home / Sport / Pato-Çelsi, lojtari nuk e mohon

Pato-Çelsi, lojtari nuk e mohon

Sulmuesi brazilian i Milanit, Aleksandre Pato, nuk e përjashton mundësinë e një transferimi në një të ardhme të afërt te Çelsi i Karlo Ançelotit.

Emri i sulmuesit 21-vjeçar është i pari në listën e preferencave të “Karletos” në merkaton e verës. Roman Abramoviç ka vënë në dispozicion të trajnerit italian një shumë prej 100 milion stërlinash për të shpenzuar në disa blerje për sezonin e ardhshëm. Kuqezinjtë mund të kënaqen me 50 milion stërlina, për të lënë të lirë “xhevahirin” e tyre.

I pyetur nëse do të pranonte të luante në Premier Ligë, Pato u përgjigj: “Unë e ndjek shumë futbollin anglez, në veçanti Çelsin e Karlo Ançelotit. Ai është trajneri që më solli te Milani”. Asi i kombëtares braziliane është përfolur edhe më parë për një largim të mundshëm nga “San Siro”. Madje ai ishte shumë pranë lamtumirës në merkaton e verës, por Berluskoni nuk pranoi ta shesë, për shkak të presionit të tifozëve.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *