Home / Lajme / Maqedoni / PDSH kritikon qeverisjen aktuale

PDSH kritikon qeverisjen aktuale

26 shkurt
Nga PDSH-ja thonë se me respekt të plotë i trajtojnë sugjerimet e faktorit ndërkombëtar, por njëherësh përpiqen të gjejnë metoda të pranueshme për të informuar faktorin vendimmarrës ndërkombëtar për pakënaqësinë tashmë të rrezikshme të shqiptarëve lidhur me zhvillimet e fundit veçmas me nëpërkëmbjen e të drejtave të tyre kombëtare dhe rrezikimin e procesit eurointegrues.

Partia Demokratike Shqiptare në mbledhjen e djeshme të Kuvendit Qendrot të partisë ka nxjerrë disa konkluza përmes të cilave synon përmirësimin e statusit të shqiptarëve në Maqedoni.

Konkulzionet e PDSH-së janë se ky subjekt me bojkotimin e punimeve të parlamentit:

– rikonfirmon konkluzat e mbledhjes paraprake të Kuvendit Qendror të datës 18 Gusht 2009;

-paralajmëron se tolerimi i abuzimeve gjatë zgjedhjeve krijon precedencën që do t’i trimërojë të gjithë ata që kanë telashe me legjitimitetin e tyre politik;

-sinjalizon me metoda krejtësisht demokratike se mënyra e funksionimit të parlamentit të Maqedonisë është sterile dhe e varur nga urdhrat e ekzekutivit;

-dëshmon se marrëveshjet e arritura nuk përmbushen;

-tërheq vëmendjen e të gjithë atyre që janë të obliguar t’i monitorojnë këto procese të kuptojnë se me vlerësimet e tyre të zbutura vetëm i inkurajojnë ata që nuk kanë përgjegjësi për asnjë vlerë demokratike dhe që tentojnë të depërtojnë në skenën politike përmes fanatizmit, frikësimit dhe shantazhit;

-reagon kundër pjesëmarrjes së qeverisë në ringjalljen dhe braktisjen e kursit shekullar dhe përqafim të ideologjisë klerikale që do t’i provokojë reagimet e grupacioneve të ndryshme ekstreme religjioze që asesi nuk mund të jenë në përputhje me konceptet shekullare dhe demokratike;

-vlerëson se krijimi i një situate pa perspektivë për shqiptarët ndikon në shpërnguljen e rinisë shqiptare në vende ku mund të punësohen dhe të zgjidhin çështjet ekzistenciale. Pasigurinë sociale dhe ekonomike që në vazhdimësi krijon qeveria duhet ndërlidhur me projektet të shpërnguljes të shqiptarëve nga Maqedonia që është model i njëjtë, por pak më i sofistikuar i pastrimit etnik.

Nga PDSH-ja thonë se me respekt të plotë i trajtojnë sugjerimet e faktorit ndërkombëtar, por njëherësh përpiqen të gjejnë metoda të pranueshme për të informuar faktorin vendimmarrës ndërkombëtar për pakënaqësinë tashmë të rrezikshme të shqiptarëve lidhur me zhvillimet e fundit veçmas me nëpërkëmbjen e të drejtave të tyre kombëtare dhe rrezikimin e procesit eurointegrues.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *