Home / Lajme / Maqedoni / PDSH vazhdon me bojkotin:Thaçi:Skemi arsye te kthehemi ne parlament

PDSH vazhdon me bojkotin:Thaçi:Skemi arsye te kthehemi ne parlament

25 shkurt-
Deputetet e Partise Demokratike Shqiptare do te vazhdojne te bojkotojne punen e parlamentit.Ky vendim eshte marre sot pasdite gjate kuvendit te pergjithshem te mbajtur ne Tetove.Me kete rast kuvendi I pergjithshem ka pranuar kerkesen e kryetarit te Partise Menduh Thaçi, qe te vazhdohet me bojkotin ne parlament.Ndersa konkluzat e mbledhjes do te dergohen ne ambasadat e huaja ne vend si dhe ne Prishtine e Tirane.

Tetove
Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi deklaroi sot se subjekti që drejton ai nuk ka arsyej të kthehet në Parlament.

Kreu i PDSH-së, këtë e deklaroi sot në Tetovë, para fillimi të Kuvendit Qendror të partisë. Sipas tij, gjatë kësaj periudhe, asnjë parti shqiptare nuk e kanë e sukseshme në kornizat e parlamentit. Ai akoma vlerëson se si parti më mirë janë duke vepruar dhe funskionuar jashtë organit legjislativ të Maqedonisë.

Sygjerimet e ndërkombëtarëve kanë detyruar kryetarin e PDSH-së Menduh Thaçi që të thirrë kuvendin e përgjithshëm të partisë për të vendosur se a do të kthehen në parlament deputetët e kësaj partie pas bojkotit gjashtëmujor.

I pyetur nga gazetarëve për iniciativën e LSDM-së që parlamenti t`ia marrë mandatet deputetëve të PDSH-së lideri I PDSH-së Menduh Thaçi është përgjigjur se kjo nuk është diçka e re.“Asgjë e re, LSDM i mori mandatin zotit Xhaferi në vitin 1997”, tha Thaçi.

Ndërkaq, për mundësinë e pjesëmarrjes në ndonjë takim lidreësh kreu I PDSH-së, këtë e kushtëzon me hapjen e temave tjera.” Varet se a do të pranohen kërkesat tona.Nuk mund të marrë pjesë në një takim liderësh ku flitet vetëm për interesat e një grupi të caktuar.

VMRO –DPMNE me shumë shkathtësi arrinë të imponojë tema për çdo ditë të cilët janë të parëndësishme, jo kishat, jo shkupi 2014, Shkupi 2500,dhe jo rasëtësisht Maqedonia është para kollapsit”, tha Thaçi para fillimit të kuvendit të përgjithshëm të enjten në Tetovë.

“Është mbledhje e rregullt e kuvendit qendror.Me shumë respekt I mora sygjerimet e faktorit ndërkombëtarë për mundësinë e kthimit në parlament.

Unë u detyrova që të thëras kuvend qendror, do të diskutojmë dhe do të shohim si do të vendosim.“Atë që e kam thënë gjatë tërë kohës se nuk kemi asnjëfarë arsye që të kthehemi në parlament dhe të legjitimojmë këtë politikë antishqiptare”, theksoi kreu I PDSH-së.(

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *