Home / Lajme / Maqedoni / PDSH:BDI shkatërron Kodrën e Diellit

PDSH:BDI shkatërron Kodrën e Diellit

5 shkurt-
Duke vazhduar më tej në lidhje me problemet në këtë qendër dimërore ai tha se “BDI-së nuk i pengon as bastardimi i gjuhës shqipe kundrejt lavdërimeve për sjelljen e ligjit të mirë për përdorim të gjuhës shqipe, ashtu që lejon ndërrimin e emrit dhe të mbishkrimeve, Kodra e Diellit tash bëhet vetëm Popova Shapk, ndërsa fllajerat reklamuese mund të botohen edhe në serbisht, por vetëm në shqip jo. Krejt kjo përkundrejt faktit se deri vjet mysafir të hoteleve ishin shqiptare, sidomos nga Kosova dhe Shqipëria”, deklaroi Durim Luma

Urim Hasipi
Tetovë, -Dega e Tetovës e Partisë Demokratike Shqiptare, përmes një pres konference me gazetarë ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në Kodrën e Diellit.

Sipas kësaj Dege, është shumë brengosës fakti që BDI si partner i koalicionit qeveritar, gjegjësisht “çlirimtarët”, e kthejnë situatën e para 1998 në Kodrën e Diellit.

Sipas anëtarit të degës së PDSH-së në Tetovë, Durim Luma, derisa PDSH-ja si faktorë politik insiston në rritjen e përfaqësimit te shqiptarëve, në institucionet shtetërore, BDI lejon dhe inkurajon që diskriminimi të bëhet edhe në zemër të malësisë të Tetovës, e cila i ushqeu dhe i mbajti këta “çlirimtarë” siç e quajnë veten ata, dhe pësoi më së shumti gjatë dhe pas 2001.

” Pas një kohe 10 vjeçare BDI përsëri instaloi drejtor maqedonas në Kodrën e Diellit, problemi do të ishte i tolerueshëm të mbaronte vetëm me ndërrimin e drejtorit shqiptar me maqedonas, sepse nuk është rast i vetëm në këtë qeverisje.

E keqja më e madhe qëndron se përfaqësimi i punëtorëve sezonal bëhet vetëm në baza nacionale, proporcioni është 6:1 në favor të të punësuarve maqedonas.Duhet të kemi parasysh se alternativë pothuajse e vetme për punësim gjatë dimrit, për malësinë e Sharrit ka qenë Kodra e Diellit.Duke mos u kënaq me kaq BDI lejon largimin e punëtorëve me vendim dhe zëvendësimin e tyre me punëtor maqedonas prej Bërvenice, Zhillcë, Leshkë etj.

Çdo qytetar ka të drejtë të jetë i punësuar, por kjo nuk duhet të ndodhë në kurriz të shqiptarëve” tha anëtari I degës së PDSH-së dhe njëkohësisht këshilltar komunal.

Duke vazhduar më tej në lidhje me problemet në këtë qendër dimërore ai tha se “BDI-së nuk i pengon as bastardimi i gjuhës shqipe kundrejt lavdërimeve për sjelljen e ligjit të mirë për përdorim të gjuhës shqipe, ashtu që lejon ndërrimin e emrit dhe të mbishkrimeve, Kodra e Diellit tash bëhet vetëm Popova Shapk, ndërsa fllajerat reklamuese mund të botohen edhe në serbisht, por vetëm në shqip jo.

Krejt kjo përkundrejt faktit se deri vjet mysafir të hoteleve ishin shqiptare, sidomos nga Kosova dhe Shqipëria”, deklaroi Durim Luma.

Sipas tij, “si margaritar i veçantë duhet të përmendet edhe ndalimi i këngës shqipe në hotelet e ndërmarrjes. Sikur “çlirimtarët” e BDI-së janë “mërdhi” dhe u përgjigjet kthimi i dimrit të kohërave të komunizmit.

PDSH apelon tek të gjithë shqiptarëve që masovikisht të mbështesin platformën e PDSH-së dhe ju sigurojmë se këto dhe probleme të ngjashme do të zgjidhen në kuadër të kësaj platform, nënvizoi Luma.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *