Home / Lajme / Maqedoni / Për rikonstruimin e burgjeve dhe institucioneve ndëshkuese-përmirësuese janë paraparë 56 milionë euro

Për rikonstruimin e burgjeve dhe institucioneve ndëshkuese-përmirësuese janë paraparë 56 milionë euro

14 shkurt
“Për herë të parë, si asnjëherë deri tani, në burgjet e Maqedonisë do të investohen mbi 50 milionë euro. Me këtë tërësisht do të krijohen kushte sipas standardeve evropiane, në një qeli do të vendosen nga dy deri tre persona, e jo nga 15, 20 ose më shumë si deri tani”, tha mes tjerash Manevski.

Urim Hasipi
Gjithsej 56 milionë euro do të harxhohen për rikonstruimin e burgjeve të Maqedonisë dhe institucioneve ndëshkuese-përmirësuese, që Qeveria planifikon ta realizojë deri në vitin 2012, njoftoi sot ministri i Drejtësisë Mihajllo Manevski.

Manevski theksoi se 46 milionë euro do të jenë hua nga Banka për zhvillim pranë Këshillit të Evropës, ndërsa të tjerat janë mjete nga buxheti.

Qëllimi i projektit është përmirësimi i kushteve për të dënuarit, të paraburgosurit dhe për personat e mitur, si dhe rritja e kapaciteteve.

Me këtë rast do të shfrytëzohen standardet evropiane dhe rregullativat të cilat parashikojnë të paktën katër metra katrorë hapësirë në burg për secilin të burgosur në qelitë me shumë krevate ose nëntë metra kub në qelitë individuale.

“Për herë të parë, si asnjëherë deri tani, në burgjet e Maqedonisë do të investohen mbi 50 milionë euro. Me këtë tërësisht do të krijohen kushte sipas standardeve evropiane, në një qeli do të vendosen nga dy deri tre persona, e jo nga 15, 20 ose më shumë si deri tani”, tha mes tjerash Manevski.

Duke u përqëndruar në reformat deri tani të zbatuara në sistemin e burgjeve, Manevski tha se përveç ndërtimit, renovimit, adaptimit dhe pajisimit të kapaciteteve të burgjeve, në mënyrë të konsiderueshme është përforcuar edhe personeli i të punësuarve me pranimin e 284 personave të rinj, prej të cilëve 94 në SHNP Idrizovë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *