Home / Sport / “Perandori” ka nostalgji: Dua Interin! Ose Romën…

“Perandori” ka nostalgji: Dua Interin! Ose Romën…

Në një intervistë për “Sky Sport 24”, sulmuesi brazilian i Flamengos, Adriano, nuk e ka përjashtuar mundësinë e një rikthimi në Itali.

Megjithëse disa javë më parë Adriano i premtoi besnikëri Flamengos (pohoi se në Rio ka gjetur mbështetje dhe dashuri nga të gjithë), tashmë 27-vjeçari nuk e fsheh nostalgjinë që ndien për Italinë, aty ku ka kaluar tetë vite të karrierës së tij.

Madje ai nuk e përjashton mundësinë e një rikthimi në Serinë A: “Tani që kam rigjetur dëshirën, grintën dhe lumturinë, do të doja të rikthehesha në Itali. Roma më do dhe do të luaja me kënaqësi përkrah Totit. Por më mungojnë shumë miqësitë që kam lënë te Interi”.

E më tej “Perandori” shtoi: “Kur i shoh të luajnë (lojtarët e Interit g.s), e imagjinoj veten atje me ta. Nëse në të ardhmen do të kem mundësinë të rikthehem, do ta bëja me kënaqësi”. Në fund, Adriano sqaroi se nuk ka pasur asnjë lloj problemi në marrëdhënien e tij me trajnerin zikaltër, Hoze Mourinjo.

“Nuk kam pasur asnjë lloj problemi me të. Përkundrazi, ai më ka ndihmuar shumë. Fliste gjithmonë me mua, duke më thënë gjëra pozitive, por edhe negative kur ishte e nevojshme. Por gjithnjë më ka mbështetur shumë”, nënvizoi sulmuesi i Flamengos në kampionatin brazilian.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *